Ahmeti nga Gostivar: Ky është vendi ynë dhe këtu është historia jonë

Desk
By Desk 18 Prill, 2019 08:31

Ahmeti nga Gostivar: Ky është vendi ynë dhe këtu është historia jonë

Pjesë nga fjalimi i Kryetarit të BDI-së, z. Ali Ahmeti në tubimin qendror të mbajtur në Pallatin për Kulturë në Gostivar:

“E dijmë se njerëzit tonë, shqiptarët do të analizojnë dhe mendojnë deri më 21 Prill, se për kë do të votojnë ata. Për të ardhmen apo për folklorizëm e të kthehemi pas. Ju kujtohet se ne dy herë dolëm me kandidat për president. Dhe na dukeshte që po përzyejmë deti me shkop, sepse, nuk materializoheshte si ide. Ka 6 vite që ne po e përpunojmë idenë e presidentit konsensual, këtë koncpekt dhe këtë fillozofi. Se çka bëhet mirë e më mirë për shqiptarët por edhe të gjithë qytetarët e tjerë. Ky shtet shkon përpara duke qenë bashkë. Vëllezër e motra, mos heqni dorë nga tapitë e të parëve tanë. Ky është vendi ynë dhe këtu është historia jonë. Proceset ecen përpara kështu siç është nisur kjo rrugë e mbarë. Është rrugë edhe e pashkelur, por rrugë të pashkelura dhe rrugët që hapen bëhen nga njerëz guximtarë. Ky është vullnet i shumicës së shqiptarëve. Ne nuk hyjmë qorras, ne kemi bërë matje. Shumica dërmuese e shqiptarëv e mbështesin këtë koncept. Ta materializojmë dhe të dalim më 21 Prill fitimtar për konceptin e ri dhe për një Maqedoni të Veriut në NATO dhe BE”.

Fjalimi i Shefit të Shtabit Komunal Zgjedhor të BDI-së në Gostivar, z. Bashkim Hasani në tubimin qendror të mbajtur në Pallatin për Kulturë në Gostivar:

“Para fillimit të fushatës nuk patëm asnjë dyshim për të filluar punën, ngaqë nga ana e juaj Kryetar, kuptuam rëndësinë e këtyre zgjedhjeve. Zgjedhje ku BDI-ja nuk ka për kundërshtar individ apo subjekt politik, por ka për kundërshtar konceptin euro-skeptik dhe skeptik ndaj rrugës sonë drejt NATO-s, rrugë që Ju Kryetar e trasuat në interes të vendit, shoqërisë dhe gjeneratave të reja.
Ne e kemi të qartë konceptin tuaj Kryetar, por bëmë fushatë që këtë të ua përcjellim fzmiljeve tona, miqve tanë dhe qytetarëve të Gostivari”.

Mexhiti: Unë besoj fortë që shqiptarët duhet të votojnë për një koncpet

Pjesë nga fjalimi i Shefit të Shtabit Qendror Zgjedhor të BDI-së, z. Izet Mexhiti në tubimin qendror të mbajtur në Pallatin për Kulturë në Gostivar:

“Shqiptarët në këto zgjedhje janë para një dieleme të madhe. Të votojnë për individ apo për koncept. Unë besoj fortë që shqiptarët duhet të votojnë për një koncpet. Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut që nga pluralizimi politik e këndej kanë pasur gjithmonë personalitete të shquara. Një komb që Botës i ka dhuruar dy nobelistë, futbollistë e shumë personalitete të tjera, kuptohet që çdoherë ka pasur personalitete që Maqedonisë së Veriut si një shtet i vogël t’i dhuroi edhe persoanalitete të denja për të ushtruar funksione të rëndësishme siç është Presidenti i shtetit. Por shqiptarëve në Maqedoni sistemi ua ka mohuar këtë të drejtë. Defekti pra, qëndron tek koncpeti. Koncpeti i gabuar që një shqiptar të jetë president, jo që ska qenë i ditur apo i aftë, por thjesht koncepti i gabuar nuk ia ka lejuar këtë. Askush sonte nuk është këtu për të ia kontestuar aftësitë kandidatit shqiptar, Por ne jemi këtu para jush që tu themi se përderisa nuk ndryshn koncpeti, pra sistemi, kandidati shqiptar nuk do të mund të zgjidhet asnjëherë për President të Republikës së Maqedonisë. Prandaj, më 21 Prill votojmë për konceptin, i cili pas një kohe do të hap rrugën që një shqiptar të zgjidhet si President i shtetit”

Bejta: Këtë koncept e mbështesin miqtë tanë ndërkombëtarë

Pjesë nga fjalimi i nënkryetarit të BDI-së, njëherit Kryetar dege në Gostivar, z. Nevzat Bejta në tubimin qendror të mbajtur në Pallatin për Kulturë në Gostivar:

“Tash kemi Zgjedhjet Presidenciale. Dhe Zgjedhjet Presidenciale i kemi në një histori të re dhe me një emër të ri të shtetit. Prandaj, Kryetari jonë doli me idenë e mbështetjes së kandidatit konsencual. Bashkë me partnerët e koalicionit bëmë shumë ndryshime, miratuam shumë ligje pozitive hde bashkërisht do të zgjehdim edhe Presidentit…”

“Këtë koncept e mbështesin miqtë tanë ndërkombëtarë. Pse na e votojmë kandidatin për President. Ne e votojmë atë, sepse, ai i trajton shqiptarët në mënyrë të barabarë, dhe me këtë tregojmë se vota e shqiptarëve ka vlerë, dhe ai Kryetar është edhe Kryetar i shqiptarëve në RMV, dhe ai do të kujdeset për shqiptarët njejtë si për të tjerët…”

Desk
By Desk 18 Prill, 2019 08:31