Ahmeti para mbledhjes: Bisedojmë me të gjithë përpos me Levicën

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 7 Nëntor, 2021 13:57

Ahmeti para mbledhjes: Bisedojmë me të gjithë përpos me Levicën

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti është prononcuar para mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të BDI-së në Tetovë.

Këshilli i Përgjitshëm i BDI-së mblidhet pas zhvillimeve të fundit në skenën politike në Maqedoninë e Veriut, me dorëheqjen e Kryeministrit si dhe paralajmërimin e opozitës VMRO-ASH-AAA-Besa-Levica për shumicë të re parlamentare.

“Është një mbledhje e këshillit të përgjitshëm, organi më i lartë i BDI-së, për analizë të situatës në tërësi” tha Ahmeti.

Ahmeti tha se BDI ka bisedime me të gjithë partitë politike përpos LEVICËS.

“Unë jam në bisedime me të gjitha palët të cilat kanë për orientim qasjen euroatlantike, por jo me partitë që kanë prioritet filozofinë anti-NATO, filozofinë anti-amerikane, filozifine anti-europiane, filozofinë anti-shqiptare, me këto s’kemi dhe s’do kemi asnjë komunikim”, u shpreh Ahmeti.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 7 Nëntor, 2021 13:57
  • Ndiqeni faqen tonë në Facebook për lajmet më të fundit dhe për prodhimet tona më të reja multimediale.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Instagram me përmbajtje të veçantë dhe informuese – fotogaleri, video dhe infografika.
  • Abonohuni në kanalin tonë në Youtube për videove ekskluzive nga të katër anët e globit.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Twwiter për t’u informuar vazhdimisht për zhvillimet më të fundit në Maqedoninë e Veriut, në rajon dhe në botë.