Ahmeti: Pendarovski fiton, aktualisht është pesë pikë para Siljanovskës

Desk
By Desk 11 Prill, 2019 21:35

Me rreth pesë pikë Pendarovski qendron para rivales, Siljanovskës. Këtë informatë e dha sonte lideri i BDI-së, Ali Ahmeti në emisioni “Rruga drejtë…” në Alsat-M. Sipas tij, këto të dhëna dalin nga anketimet e fundit që janë bërë mbi zgjedhjet presidenciale, përcjell FLAKA.

“Blerim Reka nuk i merr 100 mijë vota assesi, dhe ne nuk shohim pse duhen zgjedhje të parakohshme parlamentare. Fiton zoti Pendarovski, ai ka 56 % të mbështetjes së shqiptarëve, kështu që e bën të jetë edhe para Siljanovskës me pesë pikë”, tha Ahmeti.

Sipas tij, tanimë koncepti i konsensualitetit merrë mbështetje të madhe nga elektorati shqiptar, dhe dëshmi shtoi, janë takimet në terren me popullatën. FLAKA

Desk
By Desk 11 Prill, 2019 21:35