Ahmeti porosi Veselit: Kjo është padrejtësi, por ti do të ngadhnjesh

Ahmeti porosi Veselit: Kjo është padrejtësi, por ti do të ngadhnjesh

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë publike porosinë e tij drejtuar liderit të PDK-së, Kardri Veseli, i cili së fundmi është thirrur në Hagë nga Gjykata Speciale, transmeton Agjencia e lajmeve Flaka 

“I dashur vëlla Kadri, bashkëveprimtar, bashkëluftëtar, bashkëmendimtar, shoqërues dhe bashkëndërtues i rrugës sonë të përbashkët për liri, pavarësi, demokraci. Na paska qenë e shkruar, jo nga Perendia, por nga hasmi, ai i dituri dhe ai i strukuri, që çdo ditë të lume ta dëshmojmë pastërtinë dhe dinjitetin e luftës tonë çlirimtare nga zgjedha e kasapit të Ballkanit.

“E nga Perendia na qenka përcaktuar detyrimi që t’i bëjmë ballë shpifjeve, denigrimeve, nënçmimit, propagandës dhe lajmeve të rreme nga ai i dituri edhe ai i strukuri në mënyrë që ta mbrojmë dinjitetin e luftës, e çdo pike gjak të derdhur, e çdo plage, të secilit dëshmor, martir dhe invalid, të çdo istikame, të çdonjërës shkrepje, të secilit lot të derdhur nga sytë e nënave tona. E di që edhe ti, si edhe unë, edhe një jetë po ta kishim, do ta bënim të njejtën, pa ndryshuar pikë as presje, pa na u dridhur qerpiku, e as pa u menduar as edhe një herë të vetme. jo është padrejtësi, por ti do të ngadhnjesh ndaj saj ashtu siç bashkë ngadhnjyem në luftën tonë të drejtë”, thuhet në porosinë e Ahmetit drejtuar liderit të PDK-së, Kardri Veseli.

Pas ftesave të fundit për intervistim në Hagë nga Gjykata Speciale, ku të ftuar janë dy eprorët e lartë të UÇK-së, Kadri Veseli dhe Ramiz Lladrovci, ka pasur reagime të shumta në Kosovë dhe jashtë saj. Flaka 

 

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Nëntor 8, 2019 16:03

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA