Ahmeti: Qeveria nuk do të bie, shumica është me forcat progresive

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 10 Nëntor, 2021 22:00

Ahmeti: Qeveria nuk do të bie, shumica është me forcat progresive

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, sonte ka marrë pjesë në takimin e partnerëve të koalicionit në Qeveri dhe njësoj si kryeministri Zoran Zaev, është shprehur optimist se Qeveria nuk do të bjerë nesër në votëbesimin në Kuvend, gjegjësisht se shumica është me forcat progresive në parlament”.

Partnerët nga koalicioni qeveritar janë mbledhur sonte në Qeveri për t’u koordinuar para votimit të nesërm, ndërsa sipas kryetarit të Partisë Demokratike të Shqiptarëve (PDSH), Menduh Thaçi, në takim kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të Lëvizjes Besa. Por partia e Bilal Kasamit e mohoi këtë informacion.

Sipas ligjit, votëbesimi ndaj Qeverisë duhet të përfundojë në të njëjtën ditë. Nëse opozita siguron 61 vota kundër kabinetit të Zaevit, atëherë Qeveria është e detyruar të japë dorëheqje brenda 24 orëve, pas së cilës do të fillonte afati 10 ditor, në të cilin presidenti Stevo Pendarovski duhet të japë mandatin për formimin e qeverisë së re të partisë/partive. që do të konfirmojë se ata kanë të paktën 61 deputetë në Kuvend. Nga ana tjetër, qeveria aktuale do të qëndrojë në detyrë deri në zgjedhjen e një kabineti të ri.

Nëse, nga ana tjetër, opozita nuk arrin të rrëzojë Qeverinë e LSDM-së dhe BDI-së, atëherë në 90 ditët e ardhshme nuk do të mund të bëhet mocion i ri mosbesimi ndaj Qeverisë, nëse së paku 61 deputetë nuk paraqesin iniciativë.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 10 Nëntor, 2021 22:00
  • Ndiqeni faqen tonë në Facebook për lajmet më të fundit dhe për prodhimet tona më të reja multimediale.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Instagram me përmbajtje të veçantë dhe informuese – fotogaleri, video dhe infografika.
  • Abonohuni në kanalin tonë në Youtube për videove ekskluzive nga të katër anët e globit.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Twwiter për t’u informuar vazhdimisht për zhvillimet më të fundit në Maqedoninë e Veriut, në rajon dhe në botë.