Ahmeti: Sot shënuam 21 vite plot krenari, amanet e lavdi në Sllupçan

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 2 Maj, 2022 18:06

Ahmeti: Sot shënuam 21 vite plot krenari, amanet e lavdi në Sllupçan

Sot shënuam 21 vite plot krenari, amanet e lavdi në Sllupçan.

Kisha nderin të marr pjesë në përurimin e Kullës përkujtimore të ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, kullë kjo e cila na bashkon dhe është pjesë e historisë së pandarë të vendit.

Të rikujtojmë se pa UÇK-në, ky vend nuk ka histori e as ardhmëri. E ardhmja e vendit është shënuar pikërisht nga këto tre shkronja të arta dhe zanafilla e vitit 2001.

Edhe Marrëveshjen Paqësore të Ohrit është si rezultat i kësaj ushtrie njejtë siç është ardhmëri edhe Marrëveshja e Prespës e cila na bëri anëtare të NATO-s.

Përjetësia është në veprën e ushtarëve të lirisë, në bekimet e nënave tona, në amanetin e dëshmorëve si dhe në kushtrimin e atdheut.

Lavdi dëshmorëve dhe veprimtarëve të kombit.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 2 Maj, 2022 18:06

Marketing Politik - Çmimore

Presidenciale | Parlamentare