Ahmeti: Të gjithë sot pamë në qiell fuqinë që përfituam prej anëtarësimit në NATO

Ahmeti: Të gjithë sot pamë në qiell fuqinë që përfituam prej anëtarësimit në NATO

“Të gjithë sot pamë në qiell fuqinë që përfituam prej anëtarësimit në NATO. Avionët amerikanë fluturuan mbi Shkup në koordinim me forcat e vendit për të festuar anëtarësimin zyrtarë të vendit, si pjesëtarë i NATOs.

Çdo qytetarë duhet të ndihet krenar kur sheh aeroplanët e NATO-s në qiellin e Ballkanit, këta aeroplanë fluturuan për lirinë e vëllezërve tanë në Kosovë, ndaluan luftën e përgjakshme në 1999, sollën paqën dhe barazinë në Maqedoninë e veriut dhe ne kurrë nuk do ta harrojmë këtë.

Aktivitetet tona për prezantimin e vendit si anëtare e denjë e NATO-s janë pjesë e agjendës tonë, qëllimi përfundimtar i së cilës është barazia e plotë si dhe anëtarësimi i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Europian.

Kjo është e ardhmja e sigurt!” – thotë Ahmeti.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 29 Maj, 2020 17:21

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.