Ahmeti uron Ilindenin: Të vendosur drejt sfidës së ardhshme, anëtarësimit në BE

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 2 Gusht, 2022 13:03

Ahmeti uron Ilindenin: Të vendosur drejt sfidës së ardhshme, anëtarësimit në BE

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka uruar sot qytetarët e vendit për festën e Ilindenit duke theksuar rëndësinë e kryengritjes së përbashkët të vitit 1903 që bashkoi qytetarët e vendit mbi kauzat jetike të lirisë, barazisë dhe paqes. Ahmeti ka potencuar se jemi bërë shembull i paqes, ndërkaq thotë se duhet të jemi të vendosur në tejkalimin e sfidës së rradhës, asaj të integrimit në Bashkimin Europian.

“Mbi frymëzimin e asaj kryengritje të përbashkët të vitit 1903, bashkë nuk lejuam as dekadencën tonë shoqërore, mposhtëm ideologji të përçarjes njëra pas tjetrës bashjë ne sistemet diskriminuese, për të ndërtuar me Marrëveshjen e Ohrit themelet e barazisë ashtu si i ka hije një vendi demokratik dhe si e nisëm 119 vjet më parë. Tani falë gjithë atyre proceseve të guximshme nëpër të cilat kaluam, jemi vend anëtar i NATO-s, shembull i proceseve të paqebërjes dhe të vendosur që këtë rrugëtim shekullor fitoresh ta vazhdojmë bashkë drejt integrimit të vendit në Bashkimin Europian”, ka shkruar Ahmeti.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 2 Gusht, 2022 13:03