Akademia e Turpit!

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 21 Dhjetor, 2022 20:49

Akademia e Turpit!

Analiza e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, rreth relacionit te Serbisë ndaj Kosovës, është pothuajse i ngjashëm me raportin e Dick Marty, dallimi i vetëm është që ky i fundit është i sponsorizuar nga Serbia e Rusia e tjetri nga taksat tona.

Ku janë analizat e Akademisë së Shkencave të Kosovës për gjenocidin që ka shkaktuar Serbia në Kosovë, për masakrat e kryera në Prekaz, Reçak, Izbicë, Dubravë, Krushë e madhe, Studime, Abri, Meje e shumë e shumë vende të tjera.

Ku janë analizat shkencore për vrasjet e fëmijëve e të moshuarve, dhunimit te grave e vajzave, nënave e motrave tona, ku janë analizat për dëbimin e dhunshëm të shqiptareve nga Kosova, si dhe djegien dhe shkatërrimin e shtëpive të tyre.

Ku janë analizat e kësaj akademie rreth pretendimit te trafikimit të organeve në shtëpinë e verdhë në Veri të Shqipërisë për çka akuzohet UÇK-ja.

Të gjithë ata që mundohen të mbajnë pozita shtetërore e politike duke bërë dosje për UÇK-në do t’i mbuloj turpi e do ti mallkon historia ata dhe familjet e tyre.

Më vjen keq që këta akademik paguhen me taksa tona e hartojnë raporte pro Serbisë e kundër krerëve të UÇK-së e paguhen me taksa tona.https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fpermalink.php%3Fstory_fbid%3Dpfbid02qejL6PpvsaVYjjqt87v5E28zx21oVbZjvRW1U9dhb1gSKXSsNwQDhNjnSevgBTe7l%26id%3D100063491353397&show_text=true&width=500

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 21 Dhjetor, 2022 20:49