Aksident i frikshëm në Stamboll: Autobusi merr para turmën e njerëzve te stacioni, bilanci dramatik

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 4 Shkurt, 2023 19:39

Aksident i frikshëm në Stamboll: Autobusi merr para turmën e njerëzve te stacioni, bilanci dramatik

Shoferi i një autobusi ka humbur kontrollin në ndalesë dhe ka përplasur disa persona që ishin në anë të rrugës duke pritur në një stacion.

Nga aksidenti, një person ka ndërruar jetë, ndërsa 5 të tjerë kanë mbetur të plagosur, mes të cilëve një ndodhet në gjendje të rëndë në spital.

Mediat turke që citon noa.al raportojnë se policia ka arrestuar drejtuesin e mjetit, por nuk dihen shkaqet e aksidentit.

Siç shihet edhe në videon më poshtë, shoferi shihet duke lëvizur në korsinë e majtë, dhe i afrohet stacionit të autobusit pa ngadalësuar shpejtësinë derisa humb plotësisht kontrollin, ndërsa mori para njerëz dhe një automjet.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 4 Shkurt, 2023 19:39

Marketing Politik - Çmimore

Presidenciale | Parlamentare