Aksident i rëndë në Shkup, vetura “BMW” ndahet në ndysh (FOTO)

Desk
By Desk May 1, 2019 17:26

Aksident i rëndë në Shkup, vetura “BMW” ndahet në ndysh (FOTO)

Në rrugën “Pero Nakov”, në Shkup, mëngjesin e sotëm një veturë e llojit “BMË 320”, e drejtuar nga 34 vjecari A.J është përplasur një shtyllë elektrike, shkruan gazeta KOHA. Si rezultat i këtij aksidenti lëndime të lehta ka marrë bashkudhëtarja e shoferit, e moshës 16 vjeçare.

Menjëherë pas këtij aksidenti të lënduarit me Ndihmën e Parë janë dërguar në Qendrën Klinike “Nëna Tereza”. Ndërkohë, në vendngjarje ekspertizë kanë kryer ekipe të Sektorit për Punë të Brendshme – Shkup.

Nga ana tjetër dëshmitar okular kanë njoftuar se për nxjerrjen e të lënduarve nga vetura ekipe të zjarrfikësve është dashur të përdorin edhe sharrë elektrike.

Desk
By Desk May 1, 2019 17:26