Aksident i rëndë trafiku në rrugën Tetovë-Zhelinë, 2 të plagosur rëndë

Aksident i rëndë trafiku në rrugën Tetovë-Zhelinë, 2 të plagosur rëndë

Para pak çastesh në rrugën e vjetër Tetovë – Zhelinë ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku. Sipas informatave të para një kamion i tonazhit të rëndë ka përplasur një veturë familjare.

Për pasojë makina familjare ka shpërthyer në flakë ku kanë mbetur të plagosur rëndë të dy drejtuesit e automjeteve. Të plagosurit fillimisht janë dërguar në spitalin e Tetovës, por për arsye të gjendjes së rëndë shëndetësore në të cilën ndodhen janë dërguar për një trajtim më të specializuar drejt klinikës së Shkupit. Është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve për të nxjerrë personat e plagosur nga makinat për shkak të dëmtimit të madh që kanë pësuar makinat nga zjarri i fuqishëm që janë përfshirë. Gjithmonë sipas informatave të para, shkak i aksidentit mendohet të ketë qenë shikueshmëria e ulët për shkak të mjegullës së dendur që paraqitet në këto momente në fushën e Pollogut.  Ndërkohë SPB-ja dhe Prokurori i turnit të Tetovë ndodhen në vendngjarjeje dhe po kryejnë hetimet për zbardhjen e plotë të këtij aksidenti të rëndë. Trafiku është pezulluar ndërsa identiteti i të plagosurve ende nuk dihet. (Alsat)

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 16 Janar, 2020 19:41

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.