Aksident i rëndë trafiku, një i vdekur dhe dy të lënduar

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka May 8, 2019 21:54

Aksident i rëndë trafiku, një i vdekur dhe dy të lënduar

Një person ka vdekur dhe dy të tjerë kanë marrë lëndime të rënda trupore në një aksident trafiku që ndodhi sot pasdite, rreth orës 15:00 në rrugën kombëtare A2, Kumanovë – Kriva Pallankë  afër vendkalimi kufitar Deve Bair.

Aksidenti ka ndodhur kur shoferi i makinës  që po udhëtonte nga vendkalimi kufitar Deve Bair, goditi një kamion mallrash që po qarkullonte në drejtim të kundërt.

Shoferi i makinës vdiq në qendrën shëndetësore “Dimitar Arsov” në Kriva Pallankë ndërsa dy të lënduarit janë transferuar në qendrën emergjente në Shkup. 

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka May 8, 2019 21:54