Aksident i tmerrshëm i autobusit me targa serbe në Greqi

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 10 Shtator, 2023 11:15

Aksident i tmerrshëm i autobusit me targa serbe  në Greqi

Të paktën tre persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë lënduar në aksidentin e trafikut që ndodhi herët në mëngjes në pjesën veriore të Greqisë, afër kufirit me Maqedoninë e Veriut, kur një autobus turistik nga Serbia u përplas me dy vetura dhe rruga është mbyllur që prej asaj kohe nga ora 6:30 e mëngjesit të sotëm për trafik.

Sipas televizionit shtetëror grek ERT, ka ndodhur një përplasje e drejtpërdrejtë mes një autobusi turistik dykatësh me 78 turistë nga Serbia dhe një veture, tre nga katër pasagjerët në automjet kanë humbur jetën, ndërsa rreth 45 turistë serbë janë plagosur, pesë prej tyre rëndë.

Pas përplasjes direkte, autobusi është përmbysur dhe në aksident është përfshirë një veturë e dytë, me shumë gjasa me targa serbe, e cila ka goditur mjetin, pa lënduar pasagjerët. Pas aksidentit të trafikut, autostrada nga kufiri me Maqedoninë e Veriut është e mbyllur për qarkullim në të dy drejtimet, ndërsa automjetet janë drejtuar në rrugën e vjetër.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 10 Shtator, 2023 11:15
  • Ndiqeni faqen tonë në Facebook për lajmet më të fundit dhe për prodhimet tona më të reja multimediale.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Instagram me përmbajtje të veçantë dhe informuese – fotogaleri, video dhe infografika.
  • Abonohuni në kanalin tonë në Youtube për videove ekskluzive nga të katër anët e globit.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Twwiter për t’u informuar vazhdimisht për zhvillimet më të fundit në Maqedoninë e Veriut, në rajon dhe në botë.