Aksident me vdekje në Shkodër
Publikuar nga Redaksia
22 Qershor, 2022 22:30
Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e së mërkurës në aksin rrugor Shkodër-Hani i Hotit.
Sipas të dhënave paraprake, një makinë ka përplasur një biçikletë, ku për pasojë drejtuesi i saj ka mbetur i vdekur.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Shtoj i Vjetër, ndërkohë që policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Publikuar nga Redaksia
22 Qershor, 2022 22:30

