Aksident në autostradën Tetovë-Shkup, ka ndërruar jetë një 25 vjeçar

Desk
By Desk May 10, 2020 14:54

Një veturë e tipit “ford renxher” me targa të Tetovës i drejtuar nga I.B. (25) nga Tetova dje rreth orës 7:20 kishte dalë nga autostrada Tetovë-Shkup në afërsi të urës së lumit Vardar dhe ka goditur rrethojën metalike.

Siç informojnë nga MPB-ja, pas aksidentit shoferi I.B. me veturë të ndihmës së shpejtë ishte dërguar në Kompleksin e klinikave “Nëna Terezë” në Shkup ku kishte ndërruar jetë për shkak të seriozitetit të lëndimeve.

Inspektim në vendin e ngjarjes kanë bërë prokurori publik dhe ekipi i inspektimit nga SPB Tetovë.

FOTO ARKIVE

Desk
By Desk May 10, 2020 14:54