Aksident trafiku në Shkup, lëndohen rëndë dy drejtuesit e veturave

Desk
By Desk 20 Prill, 2019 15:26

Aksident trafiku në Shkup, lëndohen rëndë dy drejtuesit e veturave

Me 19.04.2019 në ora 13.15 në rrugën “1506” në Shkup, në vendin e quajtur “Mumin Potok”, ka ndodhur një aksident trafiku midis veturës së tipit “Reno Megan” me targa nga Shkupi, e drejtuar nga V.H.(29) nga Shkupi dhe veturës së tipit “Fiat Punto” me targa nga Shkupi, e drejtuar nga T.A.(51) nga Shkupi, transmeton Almakos.

Në aksident janë lënduar rëndë T.A., derisa V.H. është lënduar lehtë. Dyve iu është dhënë ndihmë mjekësore në Qendrën emergjente në kompleksin e klinikave “Nënë Tereza”. Është kryer kontroll në vendngjarje nga ekipi i SPB Shkup.

Desk
By Desk 20 Prill, 2019 15:26