Aksidenti mes BMW-së dhe policisë, Nuhiu viziton policët e lënduar

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka August 5, 2019 12:29

Aksidenti mes BMW-së dhe policisë, Nuhiu viziton policët e lënduar

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Agim Nuhiu ka vizituar në spital dy policët të cilët gjatë kryerjes së detyrës e pësuan nga aksidenti në afërsi të fshatit Radishan të Shkupit, ku vetura e tipit BMW me shpejtësi të madhe, goditi veturën e policisë.

Pas vizitës, Nuhiu ka plasuar një fotografi në rrjetin social facebook, të cilës i ka bashkangjitur thënien: Duke respektuar rregullat në komunikacion, ju të nderuar qytetarë bëheni aleatë me policët e trafikut për shëndetin dhe jetët tona! Ejani t’i respektojmë rregullat në komunikacion!

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka August 5, 2019 12:29