Aksidenti në Çair, banorët sërish bllokojnë rrugën

Desk
By Desk December 21, 2019 19:27

Aksidenti në Çair, banorët sërish bllokojnë rrugën

Banorët e Çairit, edhe sot bllokuan bulevardin “Hristijan Todorovski Karposh”. Në ditën e dytë të protestave ata drejtuan kritika ndaj shoferëve të makinave të cilët po i drejtojnë me shpejtësi të palejuar. Madje, banorët kërkuan që urgjentisht të vendosen semaforë në këtë rrugë më qëllim të krijohet suguri më e madhe për banorët, e posaçërisht fëmijët.

“Përse tju shkurtohet rinia fëmijëve, në moshën 10 vjeçe të qëndrosh I shtrirë në gips, ta them të drejtën është shumë për të ardhur keq”

“E bënëm kërkesën në lidhje që të ketë semaforë këtu. Edhe kur të vendosen semaforët me mar masa që me ekzistu edhe polic këtu për shkak se me të vërtet po ulurojnë, po I ngasin shumë shpejt veturat, motorat”.

Përgjatë këtij bulevardi gjendet edhe parku i Çairit, mirëpo siç thonë banorët, rrallë herë e vizitojnë fëmijët nga frika për ta kaluar këtë rrugë.

“Fëmijët janë në rrezik qind për qind, tashmë dy vjet e kanë harru edhe parkun që e kemi andej, nuk mund të kalojnë. Para dy muajsh sa nuk vdiç nji familje në kalimin për këmbësorë, nuk po ndalen. Të moshuarit nuk mund të shkojnë në treg”.

“Në gjithmonë kemi pas problem me këtë rrugë edhe para se të ndërtohet, mirëpo tash më shumë. Tash po arsyetohen se nuk na takon semaforë këtu..shkoni të kopshti zoologjik, në çdo 100 metra ka semaforë. Në këtu e kemi parkun dhe nuk mund ta shfrtëzojmë për shkak të fëmijëve, nuk mund të bëhesh rojtar i fëmijës çdo orë, fëmija 13-14 vjet nuk guxon të kaloj”.

Protestës iu bashkangjit edhe kreu i Çairit, Visar Ganiu. Ai tha se mbështet kërkesën për vendosjen e semaforëve por se për të njejtën duhet të jap leje Qyteti I Shkupit.

Është kërkesë me vend. Unë si kryetar I komunës I përkrah. Kjo rrugë, nuk dua në asnjë moment të amnistohem por është rrugë të cilën e menaxhon qyteti i Shkupit jo ne, por ne do ti bëmë të gjitha anët proceduralle, për kërkesa, edhe kuptohet që do të ulemi edhe me kryetarin e qytetit të Shkupit që ta zgjidhim këtë problem. Unë shpreh keqardhje për incidentin që ka ndodhë”-tha Visar Ganiu, kryetar i komunës Çair.

Protesta e banorëve u aktualizua pas aksidentit të dy ditëve më parë pikërisht në këtë rrugë. Tri vajza të mitura u përplasën nga një makinë taksie ndërsa po kalonin rrugën afër kalimit për këmbësorë. Policia po punon në zbardhjen e rastit ndërsa tri vajzat, pa ndërhyrjeve kirurgjikale dhe trajtimit mjeksor janë në gjendje stabile. (Alsat)

Desk
By Desk December 21, 2019 19:27