Aksidenti në Tetovë, dy nga pesë të lënduarit dërgohen në Shkup

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka September 20, 2020 23:23

Aksidenti në Tetovë, dy nga pesë të lënduarit dërgohen në Shkup

Ka ndodhur një aksident i rëndë në Tetovë ku kanë mbetur 5 të lënduar. Dy nga ata, për shkak të lëndimeve serioz janë dërguar në klinikën e Shkupit

Aksidenti ka ndodhur në rrugën e Ilindenit në hyrje të Tetovës prej Gostivarit gjegjësisht në rrethrrotullimin afër shkollës bujqësore. 

Siç mëson Tetova Sot, vetura Opel Corsa është përplasur me BMW ku kanë mbetur 5 të lënduar. 

Policia ende është në vendin e ngjarjes dhe vazhdon të merret me zbardhjen e aksidentit.

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka September 20, 2020 23:23