Aksidenti tragjik në Kërçovë, jetën e humbi një person, ka edhe të lënduar | VIDEO

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka April 13, 2020 17:58

Aksidenti tragjik në Kërçovë, jetën e humbi një person, ka edhe të lënduar | VIDEO

Sot, rreth orës 13:30, një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në afërsi të fshatit Dllapkidoll të Kërçovës, ku është përplasur një automjet i tip Honda me targa të Shkupit dhe një Opel Astra me targa të Tetovës njofton zëdhënësi  i SPB- së të Ohërit, Stefan Dimoski.
 
Ai shtoi se për fat të keq një burrë 62-vjeçar nga Shkupi humbi jetën, dy pasagjerët e tjerë në automjetin e tij u plagosën lehtë.
 
 
Në Opel Astra, një grua u plagos rëndë dhe u dërgua në qendrën mjekësore në Kërçovë e cila është jashtë rrezikut për jetë tha Dimoski. Ai  shtoi se inspektimi nga policët dhe prokurori publik është duke u zhvilluar, pas së cilës do të pasojë një raport i detajuar. Flaka
 

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka April 13, 2020 17:58