Aksion i gjerë antidrogë, mbi dhjetë të arrestuar

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka August 2, 2019 20:31

Aksion i gjerë antidrogë, mbi dhjetë të arrestuar

Mbi 10 persona janë arrestuar nga policia, për posedim të substancave narkotike si marihuanë, kokainë dhe heroinë. Në njërin prej aksioneve anti-drogë që u zhvillua në rajonin e Pollogut , janë arrestuar dy persona nga Gostivari. Njëri nga të arrestuarit është pjesëtarë i policisë, i cili në momentin kur është kapur me drogë, nuk ka qenë në orar të punës. Nga Ministria e Brendshme thonë se ende nuk dihet sasia e konfiskuar, megjithatë njoftojnë se ndaj gjithë personave të arrestuar do procedohet lënda.

Mbrëmë rreth orës 19 tek pikë pagesa e Gostivarit janë arrestuar dy persona ku është gjetur “Kokainë”. Pas ndriçimit të rastit, kompletimit dhe dokumentimit ndaj tyre do të sillet parashtresë përkatëse dhe po, njëri nga të arrestuarit është zyrtar policorë i cili në atë momente nuk ka qenë në orarë të punës, por është arrestuar dhe ndaj po zbatohet procedura e zakonshme- deklaroi Toni Angellovski – Zëdhënës i MPB-së.

Para disa muajsh, Alsat njoftoi se gjatë kontrollit sistematik, tek një pjesë e konsiderueshme e policisë është gjetur prani e substancave narkotike në gjak. Siç mëson Alsat, për të vërtetuar analizat, MPB ka marrë vendim që pjesëtarët e saj t’i kontrollojë për prani të drogës në organizëm edhe njëherë, por kësaj radhe pranë institucionit të mjekësisë ligjore, e cila sipas burimeve të Alsat, është në përfundim e sipër të analizave.

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka August 2, 2019 20:31