Aksion kundër drogës në Shkup! Në mesin e të arrestuarve shtetas të Kosovës dhe Shqipërisë

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 23 Shkurt, 2022 13:37

Aksion kundër drogës në Shkup! Në mesin e të arrestuarve shtetas të Kosovës dhe Shqipërisë

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme janë arrestuar 10 persona për trafikim të substancave narkotike, përcjell TV21. Policia ka sekuestruar 40 kilogram marihuanë në vlerë prej 200 mijë eurove. Në mesin e të arrestuarve ka shtetas të Kosovës dhe Shqipërisë.

“Në rrugën lokale për fshatin Sopishtë, nga ana e zyrtarëve policorë janë ndalur dy vetura të pasagjerëve, Renault Fluence, e drejtuar nga S.F. (36) dhe Volkswagen Vento, me targa të Shkupit, e drejtuar nga B.F.(30), të dy nga fshati Nikishtan. Mjeti i parë kishte për detyrë të “pastroj” rrugën, gjegjësisht të raportonte praninë e patrullave policore dhe gjatë kontrollit në bagazhin e mjetit të dytë është gjetur një qese në të cilën ishin të paketuara 27 pako me marihuanë”, thuhet mes tjerash në njoftimin e MPB-së.

Aksioni i policisë ka vazhduar edhe në Qendër të Shkupit.

“Njëkohësisht, në udhëkryq pranë një qendre tregtare në zonën e Bit Pazarit, nga ana e policëve të Njësitit për Intervenime janë arrestuar M.L. (49) nga Gjirokastra, Republika e Shqipërisë, L.N. (59) nga Shkupi dhe I.E. (41) nga Tetova të cilët po lëviznin me veturë të udhëtarëve “Punto”, ndërsa në koordinim, në vendbanimin Gjorçe Petrov, është privuar nga liria A.P. (57) nga fshati Gërçec”, theksohet në njoftimin e Policisë.

Ndërkaq në Patishka Rekë policia në të njëjtin aksion ka arrestuar dy persona të cilët kishin urdhër arrest të mëparshëm.

Video inserte nga aksioni policor

“Janë bërë kontrolle në dy lokacione në fshatin Patishka Rekë. Ku janë privuar nga liria dy persona, M.A. (19) nga fshati Patishka Rekë dhe K.K. (31) nga Shkupi.Ndërsa gjatë kontrollit u gjetën edhe 26 pako me marihuanë” thuhet mes tjerash në njoftimin e MPB-së.

Aksioni ka vazhduar edhe në disa provinca të Shkupi, ndërkaq në vendkalimin kufitar “Bllacë” policia ka arrestuar shtetasin e Kosovës në lidhje me rastin në fjalë.

“Janë kryer kontrolle në disa lokacione në Shkup, në fshatin Nikishtan, te S.F. (36), ku janë gjetur makineri për prodhimin e bitcoin-it, për të cilat është vjedhur energjia elektrike, si dhe në zonat e Karposhit dhe Bit Pazarit, janë gjetur gjësende të lidhur me krimet, ndërkaq në dalje të pikës kufitare Bllacë, është ndaluar shtetasi i Kosovës F.T. (32), në tentativë për t’u larguar nga vendi”, thuhet mes tjerash në njoftimine MPB-së.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 23 Shkurt, 2022 13:37

Marketing Politik - Çmimore

Presidenciale | Parlamentare