Aksion për dhurimin e gjakut në Çair, “Dhuro gjak, shpëto jetë”

Desk
By Desk 12 Prill, 2019 18:48

Aksion për dhurimin e gjakut në Çair, “Dhuro gjak, shpëto jetë”

“Dhurimi i gjakut” paraqet aktin më të lartë njerëzor për çdo individ, pasi me çdo pikë gjaku që dhurohet mund të shpëtojë një jetë. Dhuruesit e gjakut në aksionin “Dhuro gjak shpëto jetë”, thonë se ndjehen mirë kur dhurojnë gjak me shpresë se mund të shpëtojnë jetën e dikujt.

“Është mirë të dhurohet gjak, sepse ndihmojmë të tjerët edhe përderisa mundemi pse mos të ndihmojmë, sepse ka njerëz që kanë nevojë. Është hera e parë që dhuroj gjak”,- tha dhuruesja e gjakut, Eneida Sylejmani.

“Sot e kam të 50 herë që dhuroj gjak dhe kjo më mban vullnet për jetë kur mendoj se gjaku jem shkon aty ku ka nevojë atëherë jam shumë i gëzuar dhe gjithmonë jap gjak kur ka nevojë”,- tha dhuruesi i gjakut, Musa Idrizi.

Kohëve të fundit numri i personave të sëmurë nga kanceri dhe leukemia është në rritje, prandaj këta persona kanë nevojë për gjak, thotë mjeku, Adhurim Fazliu.

“Gjatë procesit të dhurimit të gjakut ju potencialisht i kryeni të gjitha analizat tuaja të gjakut dhe analizat e përgjithshme në qoftë se jeni të sëmurë nga një sëmundje e caktuar. Jemi dëshmitarë se kohëve të fundit është rritur tepër numri i personave të cilët lëndohen si pasojë e fatkeqësive të ndryshme natyrore. Po rritet me hov të madh numri i personave të prekur nga kanceri, gjithashtu dhe leukemitë dhe anemitë po rriten me numër të madh në popullatë, prandaj apeloj të dhuroni gjak dhe këtyre personave t’u japim shpresë për jetë”,- tha mjeku, Adhurim Fazliu.

Ky aksion i dhurimit të gjakut përkrahet edhe nga komuna e Çairit.

“Dhurimi i gjakut i bashkon të gjithë kombet, të gjitha fetë dhe pa dallim me iniciativa të tilla, njerëzit veprojnë dhe ndihmojnë njëri-tjetrin”,- tha kryetari i komunës së Çairit, Visar Ganiu.

Ky aksion organizohet nga Shkolla e Mesme “Maria Kiri Skollodovska” për të 7 herë me radhë me moton “Dhuro gjak shpëto jetë” në bashkëpunim me Institutin e Mjekësisë së Punës, Institutin e Transfuziologjisë dhe Kryqin e Kuq.

Desk
By Desk 12 Prill, 2019 18:48