Aksioni ndërkombëtar “Kolibri”, policia kapi 700 kilogram kokainë

Desk
By Desk December 24, 2019 21:02

Aksioni ndërkombëtar “Kolibri”, policia kapi 700 kilogram kokainë

Policia e Maqedonisë së Veriut në bashkëpunim me atë të Spanjës dhe Agjencisë amerikan për luftë kundër drogës “DEA”, në kuadër të aksionin ndërkombëtar “Kolibri”, ka arritur që të ndërpresë trafikimin e 700 kilogramëve kokainë në vlerë prej 20 milion eurosh. Siç bën të ditur ministri i brendshëm, Oliver Spasovski, bëhet fjalë për operacionin policor të 18 dhjetorit, me ç’rast për trafikimin e 700 kilogramëve kokainë nga Kolumbia në Spanjë, gjithsej u arrestuan 5 persona, dy prej të cilëve në Shkup, ndërsa edhe dy të tjerë janë endë në arrati.

Në kuadër të këtij aksioni në Shkup u arrestua edhe lideri i grupit, Voisllav Budisavleviq, dhe partnerja e tij, aktorja Silvija Stojanovska, e cila i ka ndihmuar grupit kriminel, duke rezervuar apartament në Madrid, si dhe duke marrë parë në emër të partnerit të saj, të cilat dyshohen se janë të fituara në mënyrë kriminale.

“Lider i këtij grupi është i paraqituri i parë V. B., i cili për shkak të ndalesës për udhëtim në vendet e Bashkimit Europian, e ka angazhuar vëllanë e tij, V. B. rezident në Belgjikë, me të cilin ka realizuar takime të rregullta në Shkup dhe në periudhën korrik-dhjetor i kanë dakorduar hapat për distribuimin e kokainës. S. S. në muajin tetor 2019 ka udhëtuar në Madrid nga Sofja që në emër të bashkëshortit të saj V. B. nga një shtetas spanjoll të tërheq para nga banka në vlerë prej 10 mijë eurove me siguri të ndërlidhura me aktivitete kriminale.”,- tha ministri i punëve të brendshëm, Oliver Spasovski.

Për transportin e drogës nga Kolumbia në Spanjë është paguar edhe kapiteni i anijes me 850 mijë euro, ndërsa droga është fshehur në magazinë deri sa të gjendet blerësi dhe në momentin kur është bërë gati për distribuim është kapur. Gjatë kontrolleve në Shkup autoritetet thonë se janë gjetur fakte të cilat vërtetojnë lidhjen e këtyre personave me grupin kriminal.

“Në momentin kur u gjetën blerësit, droga u transportua nga magazina në automjet kur vjen edhe deri të arrestimi. Lidhja midis autorëve në Madrid dhe Shkup ishte e qartë dhe evidente. Dy lokacione në Shkup u kontrolluan, njëri ishte vendbanimi i dy të pandehurve. Gjatë kontrolleve janë gjetur prova të cilat janë mjaft të forta që në këtë moment vërtetojnë bazën e dyshimit.”,- tha prokurorja për krim të organizuar, Maja Konevska.

Për dy të dyshuarit e tjerë të cilët janë në arrati ka indicie se bëhet fjalë për një qytetar turk dhe grek të lidhur me grupin, por në mënyrë shtesë kjo pritet të vërtetohet. Karakteristikë e këtij grupi kriminal është ajo që komunikimi është zhvilluar me takime personale ndërmjet anëtarëve të grupit edhe atë në Maqedoni, Spanjë, Serbi, Dubai, Kankun, Meksikë dhe Kolumbi.

Desk
By Desk December 24, 2019 21:02