Aktakuzë për gostivarasin i cili nga Gjermani e kërcënonte kryeministrin në Facebook

Aktakuzë për gostivarasin i cili nga Gjermani e kërcënonte kryeministrin në Facebook

Prokuroria e Gostivarit ngriti aktakuzë ndaj një personi nga Gostivari i cili u arrestua disa ditë më parë sepse ai kërcënoi kryeministrin e qeverisë teknike në Facebook, përcjell FLAKA.

“I dyshuari, përmes profilit të tij në rrjetin social Facebook, më 3 korrik 2020, ndërsa ishte në Hamburg të Gjermanisë, kërcënoi me vrasje, për të cilin parashite më më se 5 vjet burg. Fjalët kërcënuese kishin për qëllim Kryeministrin përkohshëm të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Pasi u postua një video në faqen zyrtare të Kryeministrit me një lidhje URL, si koment për njoftimin, i dyshuari i dërgoi komentin me përmbajtje kërcënuese përmes profilit të tij”, thotë në njftim Prokuroria. FLAKA

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 13 Korrik, 2020 21:39

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.