Aktivizohet shtabi i degës së PDSH-së në Tetovë
Kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi, bashkë me anëtarët e Shtabit Qëndror të partisë për zgjedhjet presidenciale, mbajti mbledhje me shtabin e degës së PDSH-së në Tetovë. Në mbledhje u bisedua për çështjet organizative, aktivitetet dhe strategjinë e punës së degës së PDSH-së Tetovë gjatë kampanjës për zgjedhjet presidenciale. Informojmë se takime të tilla, Kryetari i PDSH-së, bashkë me Shtabin Qendror të partisë do të mbajë me të gjitha degët dhe shtabët e degëve tē Partisë Demokratike Shqiptare. Flaka