Aktorja e njohur arrestohet gjatë protestës për një kauzë të madhe

Aktorja e njohur arrestohet gjatë protestës për një kauzë të madhe

Jane Fonda u arrestua nga policia amerikane teksa protestonte para selisë së Kongresit të Washington DC., për të kërkuar që të merren masa kundër ngrohjes globale.

Pamjet e momenteve kur artistja arrestohet nga policia, u përhapën me shpejtësi në rrjetet sociale.

Aktorja protestonte bashkë me grupin ‘Oil Change International’. E frymëzuar nga Greta Thunberg, aktorja kishte paralajmëruar më herët protestën në rrjetet sociale.

“Do jem çdo të premte para Kongresit, diell apo shi qoftë, e frymëzuar nga kurajo e lëvizjes së nisur nga të rinjtë tanë. Nuk mund të ri indiferente, industritë po shkatërrojnë planetin tonë. Kam ardhur në Washington DC, për të qenë më pranë epiqendrës së luftës në mbrojtje të klimës”, shkruan aktorja.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Tetor 17, 2019 22:56

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA