Aktualisht 16 qytete ndodhen në hartën me pacientë të infektuar nga Kovid 19

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka April 1, 2020 16:52

Aktualisht 16 qytete ndodhen në hartën me pacientë të infektuar nga Kovid 19

Me 26 Shkurt të vitit 2020 është regjistruar rasti i parë i konfirmua nga virusi korona. Që atëherë numri ka arritur në 354 raste, por për fat të keq, deri tani kanë ndëruar jetë 11 shtetas, ndërsa  17 nga pacientët e infektuar nga Covid 19 tashmë janë shëruar. Aktualisht, 326 raste janë aktive, pra në shërim në Klinikën për Sëmundje Infektive, në shërim shtëpiak apo në qendrat rajonale, njofton Flaka

Nga gjithsej 354 raste janë prekur 16 qytete, edhe atë Shkup 183 raste, Kumanovë 54 raste, Dibër 47 raste, Shtip 15 raste, Tetovë 13 raste, Prilep 12 raste, Strugë 9 raste, Veles 6 raste, Manastir 4 raste, Ohër 3 raste, Kavadar 2 raste, Gjevgjeli 2 raste, Gostivar 1 rast, Strumicë 1 rast, Kriva Pallankë 1 rast, si dhe  Koçan një rast. 

Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut si pasojë e pandemisë së virusit korona (Covid-19)  me vendim të Inspektoratit shtetëror për sanitari dhe shëndetësi janë futur në izolim 579 qytetarë, kurse me vetë deklarate 953 qytetarë kanë pranuar të vetizolohen. Në karantinë shtetërore janë vendosur 361 qytetarë të ardhur nga vendet e treta!

Deri dje, 31 Mars, me vendim të Inspektoratit shtetëror për sanitari dhe shëndetësi janë futur në izolim 579 qytetarë, kurse me vetë deklarate 953 qytetarë kanë pranuar të vetizolohen. Në karantinë shtetërore janë vendosur 361 qytetarë të ardhur nga vendet e treta, njofton Flaka 

Rritje e përnjehershme e rasteve të infektuara nga koronavirusi në Tetovë

Derisa para një jave Tetove ishte e përjashtuar nga harta e qyteteve me pacientë të infektuar nga virusi korona, për pak ditë, në Tetovë u regjistruan 13 raste, njofton Flaka

Sipas, ministrit Filipçe, vetëm në 24 orët e kaluara në Tetovë pati 5 raste të reja, duke u renditur e treta në rang vendi pas Shkupit dhe Kumanovës me nga shtatë raste. 

Sipas statistikave të paraqitura nga ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe, brenda 24 orëve të kaluara në RMV u paraqiten 25 raste, edhe atë: Shkup e Kumanovë nga 7 raste, Tetovë 5, Prilep e Strugë nga 2 raste, si dhe Gjevgjeli dhe Koçan nga 1 rast, shkruan Flaka  

Filipçe, njoftoi që në Dibër ku dhe ndodhen 28 pacientë në shërim shtëpiak, 11 prej tyre prej sot dhe në ditët në vijim u bëhet analizë, dhe sipas gjenjes shëndetësore dhe rezultateve, do të merren hapa në trajtimin e tyre të mëtejm.  

Dje në Klinikën për Sëmundje Infektive u hospitalizuan 9 pacientë të ri

Dje në Klinikën për Sëmundje Infektive u hospitalizuan 9 pacientë të ri. Kjo bëhet e ditur nga ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe, transmeton Flaka

“Në Klinikën për Sëmundje Infektive gjithsej janë 59 pacientë të hospitalizuar. 12 nga ata janë me fotografi klinike më të rënduar, ndërsa pesë pacientë janë vendosur në ventilim mekanik. Për fat të keq, kemi edhe një rast vdekjeje. Ajo është pacientja 65 vjeçare e cila vuante nga sëmundje paraprake, siç ishin sëmundje e mushkërive të bardha, rritje e shtypes të gjakut, diabet, si dhe sëmundje kronike në zemër”, tha Filipçe, trasnmeton Flaka 

Koronavirusi, pesë pacientë lëshohen në shërim shtëpiak

Një lajmë i mirë vjen nga Klinika për Sëmundje Infektive. Sot për shërim shtëpiak janë lëshuar pesë pacientë, njofton Flaka

Nga Ministria e Shëndetësisë njoftuan që në 24 orët e kaluara u regjistruan 25 raste të reja të prekura nga virusi korona. 

Nga ky numër në Shkup u regjistruan 7 raste, në Prilep 2, në Tetovë 2, Strugë 2, Gjevgjeli 1 dhe Koçan një rast. Flaka 

 

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka April 1, 2020 16:52