Aktualisht në Strasburg janë rreth 300 procese gjyqësore kundër Maqedonisë
Të pakënaqur me gjyqësorin vendas, qytetarët e RMV kërkojnë drejtësi në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Aktualisht në Strasburg janë rreth 300 procese gjyqësore kundër Maqedonisë. Kryetari i gjykatës thotë se kohëzgjatja e proceseve gjyqësore ishte ende një sfidë për vendin. Spano kujton se vendimet e gjykatës në Strasburg janë të detyrueshme për shtetet, përcjell FLAKA.
Spano nuk e di pse nuk zbatohen vendimet në favor të shoqatave maqedonase në Bullgari. Ai thotë se Këshilli Evropian ka monitoruar nëse shtetet po zbatojnë vendimet e Gjykatës së të Drejtave të Njeriut.
Ministri i Drejtësisë pret që të zvogëlohet numri i rasteve në të cilat qytetarët e Maqedonisë e padisin shtetin. Ai thotë se Gjykata e të Drejtave të Njeriut është zotuar të paraqesë më shpejt opinionet për çështjet që më vonë mund të arrijnë në Strasburg.
Në dhjetë vitet e fundit, shteti ka paguar mbi 2 milionë euro dëmshpërblim për qytetarët e RMV të cilët drejtësinë e kanë marrë në Strasburg në vend të gjykatave vendore. FLAKA