Aktvendimi i tretë për “Syri i gjarprit”, katër të liruar dhe 40 dënime me kusht për të akuzuarit

Aktvendimi i tretë për “Syri i gjarprit”, katër të liruar dhe 40 dënime me kusht për të akuzuarit

Pas 13 viteve në labirintin e gjykatave – sot edhe një aktvendim për rastin “Syri i gjarprit”. Janë shqiptuar katër aktvendime për lirim dhe katër dhjetë dënime me kusht për të akuzuarit. Një pjesë e tyre të pakënaqur, paralajmëruan se drejtësi do të kërkojnë në Gjykatën për të drejtat e njerëzve në Strasburg. Paraprakisht aktvendimin e shkallës së parë do ta ankimojnë në gjykatën e Apelit.

Ndër vite, Gjykata penale solli dy aktvendime, por Gjykata e Apelit i shfuqizoi. 72 persona ishin të arrestuar në mënyrë spektakulare, nga njësitin i armatosur special. Aksioni u realizua në nëntor të vitit 2007.

Ministrja e atëhershme për punë të brendshme, Gordana Jankulloska, atëherë theksoi se është realizuar operacioni më i madh, më i gjatë dhe më masiv deri më atëherë. Të arrestuarit përndiqeshin se në mënyrë të organizuar kanë formuar shoqërim kriminel që nuk ka dhënë llogari fiskale për pagesën e pikave pagesore. Përndryshe, aktakuzën e ka shkruar Villma Ruskoska.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 21 Shkurt, 2020 21:34

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.