Akuza e drejtuesit të Eko Guerilas, reagojnë Angjushev dhe Duraku

Akuza e drejtuesit të Eko Guerilas, reagojnë  Angjushev dhe Duraku

Prokuroria publike themelore nuk po i përgjigjet aktivistëve të Eko Guerilas. Kjo organizatë i ka paraqitur kërcënimet që i ka marrë dhe ryshfetin që ia kanë ofruar për të hequr dorë nga mbyllja e fabrikës së Jugohromit në Tetovë.

Arijanit Xhaferi i Eko Guerilas mbrëmë në Click plus, tha se kanë marrë ofertë prej çerek milioni për ta mbyllur gojën.

“Filluan telefonata anonime me kërcënime pastaj filluan oferta për ryshfet.

Maqedonasit apo shqiptarët?

Të kombinuar, rreth korrupsionit të bashkuar.

Sa shkonin ofertat?

Nga organet e hetuesisë më patën thënë që mos ta përmendi për këtë gjë, dmth s’ka rëndësi. Flasim për shifra të mëdha.

Vet thatë që prokuroria nuk ka bërë asgjë. Së paku ne nuk kemi marrë një gjë të tillë. Shuma ka shkuar deri në çerek milioni. Ju kanë thënë se ju japin çerek milioni vetëm ta mbyllni këtë punë?

Mbylleni ose do tua mbyllim”, u shpreh Arianit Xhaferi, eko aktivist.

Përveç kësaj, Xhaferi tha se Sadulla Duraku dhe Koço Angjushev kanë negociuar të mos mbyllet fabrika. Zëvendëskryeministri Sadulla Duraku thotë se ai vetë nuk ka bërë presion e as shantazh ndaj eko aktivistëve, e aq me pak se ka ofruar para.

“Arianiti mos të manipulojë me opinionin. Ai vetë ka qenë të unë për të biseduar rreth kësaj teme. Unë u kam thënë që nuk mund të punojë Jugohromi pa filtra. A është ky kërcënim a? Unë nuk kam bërë presion askujt. Neve presion na ka bërë sindikata e Jugohromit”, theksoi Sadulla Duraku.

Ndërsa nga kabineti i Koço Angjushev thonë se deklarata e Arienit Xhaferit është e pa bazë.

“Akuzat për presion ndaj OJQ-ve apo subjekteve të tjera janë plotësisht të pabazuara dhe të pasakta, ne nuk futemi në motivet për këto deklarata. Fakti është se Jugohrom nuk funksionon ende sepse nuk ka lejen e duhur ekologjike”, tha Koço Angjushev. Nga PPTH thonë se nuk kanë hapur hetim për këtë rast duke shtuar se po monitorojnë të gjitha informacionet që po qarkullojnë, ndërsa do të veprojnë nëse identifikohen elementë të krimit./TV21

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 20 Nëntor, 2019 09:10

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.