Akuza ndërpartiake, LSDM akuza Mickovskit, VMRO Filipçes

Desk
By Desk March 3, 2020 19:13

Akuza ndërpartiake, LSDM akuza Mickovskit, VMRO Filipçes

LSDM në Prokurorinë Publike ka dorëzuar dokumente për keqpërdorime të detyrës zyrtare të kreut të VMRO-së, Hristijan Mickovskit, deri sa ka qenë drejtor në ELEM. Sipas LSDM-së, Mickovski ka lejuar fryrjen e faturave të energjisë elektrike në dëm të qytetarëve.

“Deri sa ishte Hristijan Mickovski drejtor në ELEM, ai në mënyrë shkatërruese është sjellë me të hollat e qytetarëve duke iu mundësuar personave të afërt me të, tani edhe pjesë e udhëheqësisë së VMRO-DPMNE-së të fitojnë një shumë të madhe të parave. Përmes këtij skandali të cilin e kemi zbuluar vetëm me këto dy marrëveshje praktikisht tregohet se Hristijan Mickovski fryn në njëfarë mënyre afërsisht 170 mijë euro deri te bashkëpunëtori i tij Pançe Toshkovski, i cili është edhe pjesë e udhëheqësisë së VMRO-DPMNE-së.”,- deklaroi zëdhënësi i LSDM-së, Konstadin Konstadinov.

Nga VMRO-DPMNE hodhën poshtë këto akuza, duke thënë se këto janë tentimet e LSDM-së për të defokusuar opinionin. Ndërkohë, kanë vazhduar me akuza për ministrin e shëndetësisë, Venko Filipçe, se ka abuzuar me paratë publike, duke siguruar për vete dhe bashkëpunëtorët e tij toka atraktive.

“Në Shpansko Sello 2, ka edhe parcela të përbashkëta të poseduara nga familja e Filipçes, gjegjësisht nga bashkëshortja e tij, pronarin e “Sinerxhi” dhe keni kujdes nga drejtori i Klinikës dr. Ilir Hasani. Ata së bashku kanë blerë truall të regjistruar në fletëpronësinë me numër 1304 KO Nerez jashtë qytetit me sipërfaqe prej 2624 m2. Siç po shihni Jordan Savevski, gjyshi i ministrit Filipçe, Ilir Hasani- drejtor i Klinikës dhe Goran Filipov janë fituesit e tenderit nga ministria e shëndetësisë. Të përkujtojmë se 7 milion euro nga institucionet nën kompetencë të ministrit Filipçe në kohën kur ai është ministër i janë transferuar ndërmarrjes Sinerxhi.”,- tha zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Naum Stoillkovski.

Ditë më parë nga Ministria e Shëndetësisë janë përgjigjur lidhur me akuzat e VMRO-DPMNE-së, duke i cilësuar si informacione të pavërteta, të cilat kanë për qëllim përfitimin e pikëve politike.

Desk
By Desk March 3, 2020 19:13