Akuza të ndërsjella për keqpërdorime dhe zhvatje

Akuza të ndërsjella për keqpërdorime dhe zhvatje

Qendra për Komunikime e LSDM-së njoftoi opinionin që VMRO-DPMNE-ja ka borxh prej rreth 400.000 euro për obligimet e papaguara për fushatën e Gordana Siljanovskës për zgjedhjet presidenciale.

“Sepse llogaria për fushatë zgjedhore nga e cila duhet të paguhet ky borxh është e mbyllur, VMRO-DPMNE-ja e ka shkelur nenin 71 të Kodit Zgjedhor ku qartë theksohet se të gjitha shpenzimet për fushatë jashtëzakonisht duhet të mbulohen nga mjetet në atë llogari. Përgjegjësi për një shkelje të tillë të ligjeve duhet të ketë fillimisht nga nënshkruesi i autorizuar i llogarisë, gjegjësisht sekretari i përgjithshëm i VMRO-DPMNE-së”, akuzojnë nga LSDM.

Nga atje apostrofojnë që nëse në të vërtetë është për respektim të ligjeve si konfirmon, Hristian Mickoski duhet menjëherë t’i bëjë thirrje përgjegjësit Igor Janushev i cili është nënshkrues i autorizuar i VMRO-DPMNE-së.

“Në të kundërtën, Mickoski do të tregojë se është i njëjtë me mentorin e tij Nikolla Gruevskin, i cili llogaritë për fushatë zgjedhore i mbyllte me borxhe prej mbi 3 milionë euro”, përfundojnë komunikimin nga LSDM-ja e Zoran Zaevit.

Kumtesë edhe nga Qendra për Komunikime të VMRO-DPMNE-së, nga ku thonë që kanë kaluar më shumë se tre vjet pasi LSDM-ja dhe Zaevi janë në pushtet, ndërsa nga projektet e premtuara nuk kanë përmbushur asgjë.

“Kanë premtuar kujdes të plotë për fëmijët, hapjen e kopshteve të reja, por qytetarët nuk kanë marrë asgjë nga kjo. Para se të vijnë në pushtet në planin e tyre të ashtuquajtur “Plan për jetë” premtuan kopshte në Strumicë, Gjorçe Petrov, Kriva Pallankë, Bogovinë dhe Resnjë, por kopshte në këto vende ende nuk ka. Nga opozita LSDM-ja premtoi edhe edukatorë spacialë, por edhe kjo mbeti një premtim i tyre bosh”, thonë nga VMRO-DPMNE.

Derisa VMRO-DPMNE-ja ishte në pushtet kishte kujdes të plotë për fëmijët dhe mbrojtjen e fëmijëve, me ç’rast deri në vitin 2014 ndërtoi 44 kopshte për fëmijë, ndërsa vetëm në periudhën nga viti 2014-2016 ndërtoi 21 kopshte.

“Është i rëndësishëm edhe fakti se VMRO-DPMNE e zgjeroi përfshirjen e fëmijëve nga arsimi parashkollor 27%, ndërsa LSDM për tre vjetët e tyre e ka rritur vetëm për 2-3%. Vjen fundi i politikave shkatërruese të LSDM-së, dhe e gjithë kjo do të përfundojë pas 12 prillit. Pas 12 prillit do të vijë rindërtimi i Maqedonisë të udhëhequr nga VMRO-DPMNE-ja e cila angazhohet për të mirën e të gjithë qytetarëve në shtet”, shprehen nga VMRO-DPMNE.

 

 

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 12 Dhjetor, 2019 11:34

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.