Akuza të reja për Dani Alves, vajza: Ishte më i fortë se unë, i thashë që dua të largohem

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 24 Janar, 2023 20:35

Akuza të reja për Dani Alves, vajza: Ishte më i fortë se unë, i thashë që dua të largohem

T&S

Dani Alves ndodhet në qeli prej datës 20 janar, pasi u arrestua për shkak të akuzës për përdhunim. Vajza ka rikthyer edhe një herë në memorie për gazetën La Vanguardia se çfarë ndodhi atë natë.

“Kam rezistuar, e luta të ndalonte por ai ishte më i fortë se unë. Nuk e dija se çfarë kishte pas asaj dere. Mendova se ishte një zonë tjetër VIP, kur hymë i thashë që doja të largohesha, ai më tha që nuk mundem” – tha ajo. 23-vjeçari qëndroi në hetuesi për më shumë se një orë e gjysmë, për t’iu përgjigjur pyetjeve të ndryshme.

Ajo që mund të thuhet me siguri është se Dani Alves rrezikon gati 12 vjet burg.

(BalkanWeb)

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 24 Janar, 2023 20:35