Alaba vendos të largohet nga Bayern Munich

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka September 9, 2020 20:03

Alaba vendos të largohet nga Bayern Munich

David Alaba nuk është i interesuar të mbetet në Bayern Munich.

E ardhmja e David Alaba vazhdon të jetë e paqartë.

Mbrojtësi i Bayern Munichut ende nuk ka arritur marrëveshje për vazhdimin e kontratës te skuadra kampione e Bundesligës, ka bërë të ditur e përditshmja gjermane “Bild”, transmeton lajmi.net.

Alaba ka hyrë në vitin e fundit të kontratës me gjigantin bavarez.

Nëse nuk konfirmon të ardhmen e tij në Allianz Arena, ai pritet të largohet nga klubi, gjatë këtij afati kalimtar të verës.

“Bild” raporton se Alaba është i interesuar të largohet nga Bayern Munich tani dhe jo gratis në verën e vitit 2021. /Lajmi.net/

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka September 9, 2020 20:03