“Alarm i kuq për shëndetin e gruas”, prevenimi nga sëmundjet kardiovaskulare

“Alarm i kuq për shëndetin e gruas”, prevenimi nga sëmundjet kardiovaskulare

Në Klinikën e Kardiologjisë, 15 gra kanë bërë kontrolla, në kuadër të fushatës “Alarm i kuq për shëndetin e gruas”, e cila filloi të zbatohet në fillim të kësaj jave.

Tek dy gra është zbuluar rritje e tensionit të gjakut dhe tek tri gra të tjera rritja e nivelit të yndyrës në gjak, ndërsa një është hospitalizuar. Skriningu ka për qëllim kryesisht gratë që nuk kanë simptoma, pasi që tek çdo e treta grua zbulohen sëmundjet kardiovaskulare.

“U bëj thirrje që të vijnë dhe të bëjnë skrining. Tek dy gra vërtetuam tension të lartë të gjakut dhe tek tri gra të tjera sasi të rritur të yndyrës me një rekomandim për trajtimin me ilaçe. Kjo fushatë ka për qëllim që gratë e shëndetshme pa manifestime klinike të bëjnë kontrolle preventive që mos të vijë deri tek simptomat serioze. Ideja është që të rritet ndërgjegjësimi tek gratë se kjo nuk është vetëm një sëmundje mashkullore dhe nuk i kushtohet vëmendje simptomave, të mundësohet identifikimi i faktorëve të rrezikut dhe të ballafaqohen me to”,- tha drejtori i Klinikës së Kardiologjisë, Zhan Zimbakov.

Në kontrolle preventive morën pjesë edhe gratë e ambasadorëve të Katarit, Bullgarisë, Hungarisë, Italisë dhe ambasadorja e Ukrainës.

“Aksioni do të zgjasë për tre muajt e ardhshëm dhe aktualisht është duke u zbatuar në Shkup dhe rrethinë, dhe nëse është e nevojshme aksioni do të zgjerohet në të gjithë vendin. Unë do t’i këshilloja gratë që të bëjnë kontrolle preventive, pasi që vdekshmëria nga sëmundjet kardiovaskulare tek gratë është një ndaj tri dhe është shumë më e lartë se vdekshmëria nga kanceri i gjirit. Njëra nga gratë e kontrolluara është hospitalizuar”,- tha gruaja e ish presidentit Gjorgje Ivanov, Elizabeta Trajkovska.

Drejtori i Klinikës së Kardiologjisë, Zhan Zimbakov, tha se për t’u zvogëluar rreziku nga sëmundjet kardiovaskulare duhet të ndryshohet mënyra e jetesës, të praktikohet më shumë aktiviteti fizik, humbja e peshës, ushqimi i shëndetshëm, si dhe zvogëlimi i stresit. Ai potencon se në nivel global po rritet numri i grave me sëmundje kardiovaskulare edhe atë tek popullata e re. (TVM2)

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Nëntor 8, 2019 19:32

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA