Albin Kurti pritet të takohet me zëvendëspresidenten Harris në Shtëpinë e Bardhë

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 13 Maj, 2022 19:29

Albin Kurti pritet të takohet me zëvendëspresidenten Harris në Shtëpinë e Bardhë

Kryeministri i vendit, Albin Kurti me gjasë do ta ketë edhe një takim të rëndësishëm në Shtëpinë e Bardhë.Burime të Gazeta Blic të afërta me kryeministrin Kurti kanë theksuar se më 15 ose 16 maj ai do të takohet me njeriun e dytë të SHBA-së.

”Kryeministri Kurti pritet ta ketë një takim të nivelit të lartë. Ai pritet ta takoj në Shtëpinë e Bardhë zëvendëspresidenten amerikane, Kamala Harris”.

Zyrtarisht askush as nga Qeveria e Kosovës e as nga Lëvizja Vetëvendosje nuk e kanë konfirmuar takimin Kurti- Harris.

Kryeministri tash e sa ditë ka shkuar në një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku deri më tani nuk ka zhvilluar asnjë takim të rëndësishëm me zyrtarë amerikan.

Pos Kurtit, edhe presidentja Vjosa Osmani ka qenë në vizitë disa ditore në SHBA.

Pos Kurtit e Osmanit në SHBA ishte edhe lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili pati një takim të rëndësishëm me të dërguarin e presidentit Biden për dialogun Kosovë- Serbi, Escobar.

Kurti u kritikua nga opozita se gjatë kësaj vizite maratonike nuk e pati asnjë takim të rëndësishëm.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 13 Maj, 2022 19:29