Aleanca e Taravarit në Aleancën për Europën e Bashkuar?!

Driton Zenku
Publikuar nga Driton Zenku 18 Janar, 2023 14:10 Updated

Aleanca e Taravarit në Aleancën për Europën e Bashkuar?!

Aleanca e Taravarit në Aleancën për Europën e Bashkuar, është emërtimi më i adekuat i zhvillimeve politike në Maqedoninë e Veriut.

Ishte Flaka që në publikim e datës 16 Janar hodhi tezën për thirrjen e Ali Ahmetit që po bëhet nga takimet me qytetarët e Gostivarit. “Një aleancë për Europën e bashkuar” mos është kjo porosi e Ahmetit që ia dërgon Taravarit ishte titulli i lajmit ku apostrofohej thirrja e liderit të Bashkimit Demokratik për Integrim – BDI, Ali Ahmeti po e përcjellë gati në çdo natë në takimet me banorët e Gostivarit.

Dilema e ngritur rreth thirrjes për një Aleancë për Europën e Bashkuar, nëse kjo i dedikohet liderit të ASH nuk zgjati shumë dhe u konfirmua nga vet Taravari.

Taravari konfirmon lajmin e publikuar në Flaka. ASH drejt qeverisë! ishte lajmi i publikuar në Flaka me datë 1 janar pas dite. Punët po kthejellohen. Ishte lideri i ASH, Arben Taravari që në emisionin “Click Plus” në Tv21, la të hapur mundësinë e përfshirjes së kësaj partie në qeveri.

“Për ASH të rëndësishëm janë qytetare dhe shteti, prandaj mendoj se nuk është koha për zgjedhje të parakohshme parlamentare por për integrimin evropian. Vendi duhet të ecë në rrugën drejtë BE-së dhe mendoj se ka mundësi si parti politike të bëhemi pjesë e Qeverisë. ASH mund ta ndihmojë këtë proces nëse bëhet pjesë e ekzekutivit. Nëse si parti politike qendrojmë në opozitë, vendi duhet të shkojë në zgjedhje dhe kjo nuk është zgjidhja”, tha Taravari.

Sipas Taravarit, nëse shkohet në zgjedhje sondazhet tergojnë se grupi anti evropian i fiton zgjedhjet dhe çka do të ndodh pastaj?, pyeti Taravari.

“Prandaj, si parti politike jemi shumë vigjilent dhe fascilitojmë që negociata të zhvillohen edhe me VMRO-në për ndryshime kushtetuese”, deklaroi më tej Taravari.

Udhëtimi i ri politik në Maqedeninë e Veriut mori kahje. Më 17 Janar, lideri integrist u thelluar në ngjarje duke deklaruar që ky proces nuk ka të bëjë me ngjarjet e fundit në BDI.

Duke komentuar deklaratat e mbrëmshme të kreut të ASH-së Arben Taravari i cili në Click Plus tha se ka gjasa që të bëhen pjesë e Qeverisë, Ahmeti tha se po tentohet të krijohet një Aleancë për Evropën e Bashkuar.

Së fundmi, edhe kryeministri Dimitar Kovaçevski deklaroi sot se Aleanca për Shqiptarët mund të bëhet pjesë e Qeverisë, por se kjo sipas tij varet nga dialogu politik. Kovaçevski me këtë rast ri-përsëriti qëndrimin e tij se të gjithë ata që dëshirojnë ti bashkëngjiten konceptit për një Maqedoni evropiane, tani është koha që ta bëjnë atë.

“Lidhur me Aleancën për Shqiptarët, kam thënë se Aleanca ka shprehur vullnetin politik, se është për konceptin evropian të shtetit. Se a do të hyjë në qeveri, po, ekzistojnë shanse për këtë, ashtu siç kanë thëne edhe liderët e tjerë politikë”, tha Kovaçevski në prononcimin e datës 18 Janar.

Me 21 janar e kemi Kuvendin e partisë i cili mbahet në Kumanovë dhe aty e shpalosim ose pas Kuvendit vendimin për të qenë ose jo pjesë e Qeverisë. Ky informacion u dha nga kryetari i ASH-ë, Arben Taravari.

Nisur nga deklaratat e Ahmetit, Taravarit dhe Kovaçevskit, pjesa e dytë e muajt Janar duket të jetë vendimtare për hyrjen e ASH në qeveri dhe krijimin e Aleancës për Europën e Bashkuar, siç po e quan Ahmeti.

Aleanca qeveitare që preferohet të quhet Aleanca për Europë, në periudhën në vazhdim do të vepron si alternativë e bllokut opozitar, në këtë rast VMRO-DPMNE, E majta dhe Lëvizja Besa. Nëse Grupi i Zjarrit shkëputet nga BDI në një subjekt të ri politik, me gjasë do të ngelet në bllokun e partive të tjera opozitare. Flaka

Lexo edhe:

ASH: Na vjen keq që VMRO nuk ka mësuar nga gabimet e veta

Kovaçevski: E mundshme që ASH të bëhet pjesë e Qeverisë

Driton Zenku
Publikuar nga Driton Zenku 18 Janar, 2023 14:10 Updated