Aleanca për Shqiptarët: Nuk ka zgjedhje të lira me BDI-në në pushtet

Redaksia
By Redaksia 3 Nëntor, 2021 21:06

Aleanca për Shqiptarët: Nuk ka zgjedhje të lira me BDI-në në pushtet

Teksa Mickoski kërkon zgjedhje menjëherë, partneri i tyre i koalicionit për zgjedhjet lokale, Aleanca për Shqiptarët, drejton akuza drejt BDI-së, por pa një qëndrim të qartë nëse janë për zgjedhje të shpejta apo jo. Sipas tyre, duhet që fillimisht të ketë shumicë të re parlamentare dhe më pas zgjedhje.

“Ne vlerësojmë se nuk mund të ketë zgjedhje të lira me BDI-në në pushtet. Kjo Qeveri, me ciklet e fundit ka dëshmuar se nuk ka kapacitet dhe as gatishmëri për zgjedhje të lira, fer dhe demokratike. Nuk mund të flasim për demokraci kur i gjithë shteti vihet në shërbim të partive në pushtet, qytetarët kërcënohen dhe shantazhohen, ndërsa votat blihen dhe vidhen.”, thonë nga ASh në reagimin e tyre.

Redaksia
By Redaksia 3 Nëntor, 2021 21:06