Aleanca për Shqiptarët: Të sigurohen masa me të cilat do të mbrohet punëtori

Desk
By Desk May 1, 2020 16:13

Aleanca për Shqiptarët: Të sigurohen masa me të cilat do të mbrohet punëtori

Po ju drejtohemi sot në ditën ndërkombëtare të punëtorëve, ditë kjo që sot në botë llogaritet si festë për ta por, fatkeqësisht në vendin tonë papunësia, pagat e ulëta e kushtet e vështira të punës e lënë larg këtë ditë për ta quajtur festë.

Në RMV, 17.3% apo 166 363 persona nuk gëzojnë as të drejtën minimale për të pasur një vend pune, ndërsa një tregues tjetër shqetësues I tregut të punës është rritja e popullsisë pasive nga viti 2010 deri në fundin e vitit 2019, numri i të cilëve ka arritur në 716 832 persona jo aktiv të cilët janë të aftë për punë por, që nuk kërkojnë punë, e kjo edhe për shkak se shumë institucione të shtetit janë zhveshur nga funksionet e veta e këtu nuk bën përjashtim as Agjencia për Punësim.

Pande(MEDIAL)“Covid 19” ka shkaktuar kaos edhe më të madh në aspektin e papunësisë në vend, ndërsa masat e reja të qeverisë që arsyetojnë largimin nga puna në këtë gjendje krize, do të kenë ndikim mbi rritjen e numrit të të larguarve nga puna, në ndërkohë që papunësia në sektorin privat ka arritur 40%.

Derisa qeveria qahet se buxheti shtetëror nuk ka para të mjaftueshme dhe nga i cili ka ndarë vetëm 0.2% për menaxhim me krizën, po kjo qeveri për darkat dhe drekat e veta dhe të funksionarëve të saj pikërisht në kohë të virusit ka ndarë nga buxheti shtetëror më shumë se 60 mijë euro! Ky skandal tregon qartazi se qeveria ka për qëllim të ngop barkun e vet, derisa len të uritur mijëra të tjerë.

Deri tani çdo masë e qeverisë aspak nuk i ka ndihmuar qytetarët, e as nuk i ka bërë të ndjehen më të sigurt, ndërsa nga ana tjetër shteti vazhdimisht futet në kredi me çka rrezikon borxhi publik të jetë më i larti në 10 vitet e fundit.

Kërkojmë nga Qeveria të ndërpresë krijimin e konfuzitetit tek të punësuarit dhe komuniteti I biznesit, duke kundërshtuar e demantuar në vazhdimësi vetveten, por të qaset me sinqeritet dhe të ofrojë masa me të cilat punëtori do të jetë i mbrojtur.

Ashtu siç gjithmonë kemi kërkuar transparencë mbi harxhimin e parasë publike, Aleanca për Shqiptarët vazhdon të insistojë që Qeveria të kryej detyrimin e vet e t’u jep sqarime qytetarëve se si është gjendja reale me buxhetin shtetëror, dhe a ka ndonjë vend qytetari në atë buxhet.

E rikujtojmë qeverinë se është obligim i saj ligjor dhe moral të kujdeset për qytetarët e këtij vendi, që me mundin e tyre mbushin arkën shtetërore, e cila arkë duhet t’u del në ndihmë atëherë kur ata kanë nevojë!

Aleanca për Shqiptarët,

Desk
By Desk May 1, 2020 16:13