Aleksandër Nikollovski: Ftoj Tetovarët më 20 gusht të votojnë listën e VMRO-DPMNE-së 

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 4 Gusht, 2022 23:13

Aleksandër Nikollovski: Ftoj Tetovarët më 20 gusht të votojnë listën e VMRO-DPMNE-së 

Alekandër Nikiollovski nga VMRO-DPMNE sot i është bashkuar kapmanjës së degës së kësaj parti me çka ka ftuar qytetarët e Tetovës që të mbështesin listën e VMRO-DPMNE-së e cila kryesohet nga Angel Karapetrov.

“Ftoj Tetovarët që me 20 gusht të votojnë për listën e këshilltarëve të VMRO-DPMNE për ta përmirësuar jetën në Tetovë për investime të reja dhe zhvillim! Nikollovski mes tjerash shtoi se lista e udhëhequr nga Karapetrov do të fitoj 6 mandate për këshillin komunal.

Pamë që në të kaluarën , saktësisht katër vitet paraprake nga shumica e kaluar e LSDM dhe BDI-së ku jo vetëm që su bënë punë por u nënë edhe punë të kqija, siç është skandali me “Shik Jellak” dhe tentimin për urbanizimin enga ana e koncesionerit kontrovez biznesmeni me prejardhje serbe,Miodrag Daka Davidoviq i cili në një procedurë të dyshimitë e fitoi atë pronë përmes firmave që janë në ofshor destinacione dhe i cili planifikonte aty të bëj një xhungëll betoni respektivisht tërësisht ta ngulfat qytetin.

Ne mendojmë se duhet të ndërtohen parqe, sepse qyteti duhet të zhvillohet në mënyrë të gjelbërt të zhvillohet dhe po ashtu mendojmë se duhet hapur edhe investime të reja potenciale”, tha Nikollovski. /Top 24

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 4 Gusht, 2022 23:13