Algjeri, vazhdojnë protestat përkundër dorëheqjes së presidentit
Protestuesit kërkojnë largimin e të gjithë zyrtarëve që ndërlidhen me regjimin e ish-presidentit Abdelaziz Bouteflika.
Algjerianët të premten kanë vazhduar me demonstratat krahas dorëheqjes së presidentit Abdelaziz Bouteflika këtë javë, ndërsa protestuesit kërkojnë largimin e të gjithë zyrtarëve që ndërlidhen me regjimin e ish-presidentit, raporton AA.
Që nga mbrëmja e së enjtes, demonstruesit janë mbledhur në Sheshin e Dëshmorëve në kryeqytetin Algjer, duke u paraprirë protestave të mëdha të planifikuara për të premten.
Sipas aktivistëve algjerianë në rrjetet sociale, protestuesit kërkojnë shkarkimin funksionarëve të sapoemëruar, përfshirë kryeministrin Noureddine Bedoui, kryetarin e Kuvendit Abdelkader Bensalah dhe presidentin e Gjykatës Kushtetuese, Tayeb Belaiz.