Ali Ahmeti dhe Amerika

Ali Ahmeti dhe Amerika

Populli shqiptar dhe historia e tij e luftërave për liri dhe pavarësi, në katalogun e tij, ka shumë pak udhëheqës të cilët hynë në rreshtin e parë dhe mbetën në ballin e listës, nga lartësia e së cileë jo vetëm nuk u hoqën kurrë, por përfunduan model e u benë kopje besnike, në të cilën u frymëzuan qindra dhe mijëra shqiptar të rinjë!

Shkruan: Ismet Sylejmani

Ali Ahmeti, është njëri nga ata, që si titan është futur në garë për të qenë i parë në kolonën e artë, të Udhëheqësit të popullit shqiptar, te i cili ushqehet e ardhmja e Kombit, te i cili Atdheu e ka birin besnik, te i cili politika ka modelin gjithnjë e më të perkryer, te i cili diplomacia ka burrin e urtë që e hedh hapin e sigurtë drejt lidhjes se aleancave pozitive e jetike shekullore për vendin!

Ali Ahmeti në zemër të Kombit tonë ka hyrë përmes maratonës së gjatë mbi 40 vjeçare të aktivitetit të tij politiko-patriotik ilegal atdhetar, ushtarako-çlrimtar dhe aty është barikaduar dhe ka mbetur përgjithmonë, si njëri prej lindjeve më të mëdha dhe dalëzotësi besnik i intersave më vitale të Kombit të Tij, nga më të vjetrit e nga më të lashtit në botë!

Ali Ahmeti është i pari dhe i fundit deri tash në historinë e Atdheut tonë, që vargun e sukseseve të Tij, e vazhdon me ritëm e tempo të njëjtë, e cila jo vetëm shkon kreshendo, por ajo në valvulat e saj shënon rritje e ngritje, kualitative e kuantitative, të cilat po u tentuan të kapen nga të dyja anët, sikur shkopi, ska politikan që i përballon e i pushton ato, sepse brenda tyre ka histori legjendare që përmbledhin ngjarje të cilat tronditën botën dhe çliruan shqiptarët nga të kqijat, nga okupimet, nga roberia dhe prapambetjet!

Ali Ahmeti është i fundit nga gjenerata e re shqiptare, që është figura me e spikatur dhe që për busull të tij të aktiviteteve kombëtare kishte dhe ka dashurinë ndaj Nanë Shqipërisë e Kombit, kurse busull politike besnikërinë e tij te kursi përparimtar politiko-diplomatik të politikanit modern shqiptar që Ameriken jo vetëm e ka në plan të parë por e ka dhe e mbanë të pazëvendësueshme, sepse SHBA është jo vetem garantuesja dhe zbatuesja e çdo proçesi dhe reforme pozitive kombëtare e njerëzore, por është edhe besnikja e idealeve të mëdha e cila po të përkrahu të nxjerr në krye të radhës dhe të bën fitimtar e të radhit në mesin e atyre me nivel e kredibilitet të lartë!

Ali Ahmeti në intervistën e datës 17 Qershor 2020, në Klan Kosova te gazetari Adriatik Kelmendi, u bë i pari politikan shqiptar që e tha shkoqur dhe i vuri pikë të madhe, se me kë është Amerika, ai patjeter se do të jetë në anën e fitimtarit!

Ali Ahmeti e vulosi përfundimisht filozofinë dhe praktikën, se atë që e perkrahë dhe e mbështetë shteti gjigand i planetit SHBA, ai është demokrat e njerëzor, ai është me perspektivë dhe ligjzbatues, sepse në brendinë dhe përmbajtjen e tij ka Ameriken, e cila të mban në rresht të parë e të ulë ne ballë të kolonës së oxhakut të saj!

Ali Ahmeti në Rubikon të Klan Kosovës e tha me zë dhe u bë i pari politikan shqiptar, se kujt i del në mbrojtje Amerika, ai është i pashkelshëm, ai është i pamposhtur, ai është fitimtarë dhe bashkohet e ecë me progresivitet të plotë në hapin të cilin e akordon me aleat superfuqia e planetit SHBA!

Ali Ahmeti për idenë e Tij të madhe për Kryeministrin e parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut e ka perkrahjen dhe mbeshtetjen e Amerikës!

Ismet Sylejmani,

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 21 Qershor, 2020 12:32

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

Marketing politik