Ali Ahmeti do të mbrojë UÇK-në në Hagë

Ali Ahmeti do të mbrojë UÇK-në në Hagë

Ismet Sylejmani

Ali Ahmeti personalisht ka njoftuar se ka marrë ftesë nga Tribunali Ndërkombetar dhe do të shkojë në Hagë!

Ali Ahmeti në Hagë do të shkojë dhe atje do të takojë shokët, bashkeveprimtarët dhe bashkëluftëtarët e Tij të LPK-së e të UÇK-së!

Në Tribunalin Ndërkombëtar në Hagë janë ftuar disa nga udhëheqësit e lartë të LPK-së dhe shumica e themeluesve të UÇK-së!

Ali Ahmeti me dëshminë e Tij në Hagë, historia do të dëshmojë se do mbrojë UÇK-në, jo pse është njëra prej krijesave për të cilën ka hedhur firmë dhe i takon ta mbrojë, por edhe se është biri më i madh dhe udhëheqësi më i lavdishëm i popullit shqiptar jashtë e brenda Shqipërisë!

Është bërë jo vetëm ngjarje dite, por do të jetë ngjare jave e muaji, ftesa nga Haga dhe dhe përgjigjja pozitive e pa hezitim e dalëzotësit të fateve të popullit dhe Atdheut!

Nuk është rastësi që Gjykata Speciale në Hagë, thërret për të dëshmuar udhëheqësin e shquar dhe veprimtarin e palodhshëm të LPK-së, njërin prej themeluesve të parë të Sektorit të veçantë e më vonë të UÇK-së, por edhe Anëtarin e parë të Shtabit Qëndror të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ali Ahmetin e thjeshtë e të madh, dhe të pamposhtur si vargmalet e Alpeve shqiptare!

Te Ali Ahmeti, te ky pjestar me fuqi të pashembullt shpirtërore, qëndron fuqia e madhe e anteut të papërkulur të Atdheut, sepse me vite të tëra u vu dhe qëndroi stoikisht në ballë të luftës për liri të popullit shqiptar në ish-jugosllavi!

Në udhëheqje të shqiptarizmës ky burrë i urtë e largëpamës, dirigjon me shkathtësi e profesionalizëm politik në shërbim të Atdheut!

Ali Ahmeti është politikani patriot e veprimtari politik kombëtar, që në Hagë shkon me vlerësim maksimal ndërkombëtar në respektim të shtetit ligjorë dhe funksionimin euroatlantik të agjendës së Tij për Maqedoninë e Veriut, për popullin dhe për Atdheun e Kombin shqiptar!

Ali Ahmeti, në Tribunalin e Hagës do të shkojë jo vetëm të mbrojë UÇK-në, por do të mbrojë edhe Kosovën e Pavaruar e Sovrane në kufijtë e saj të njohur e të pranuar ndërkombëtarisht!

Të gjithë jemi të bindur se Ali Ahmeti, pasi është ndër themeluesit e UÇK-së, UÇPMB-së dhe i UÇK-së në Maqedoni, do të shkëlqejë me madhështi në Tribunalin Ndërkombëtar në Hagë, do ti tregojë gjithë botës se LPK dhe UÇK ishin makanizmat politiko-ushtarak, të cilët të ndihmuar edhe nga aletaët tanë të mëdhenj SHBA,BE dhe NATO i dhanë fund robërisë shekullore të Serbisë në Kosovë!

Ali Ahmeti, Komandanti heroik i Shtabit të Përgjithshëm e Përfaqësuesi Politik i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, Lideri shpirtërorë e moral, themeluesi e Kryetari historik i BDI-së, jo vetëm është i pari dhe dhe deri tash i vetmi shqiptar jashtë kufinjëve politik të Kosvës e Viseve të saja, të shqiptarëve në ish-jugosllavi, por edhe nuk do të ketë tjetër që do ftohet në Tribunalin Ndërkombëtar për Kosovën në Hagë, sepse më kompetent e më me të përgaditur, më të dëshmuar në luftë kundër Serbisë pushtuese nuk ka pasur në radhët e saja as LPK, e as UÇK as në Kosovë, as UÇK në Maqedoninë e Veriut as UÇPMB në Luginë të Preshevës!

Ftesa për në Tribunalin e Hagës për Ali Ahmetin është edhe një argument dhe një dëshmi më e madhe, se sa shumë e në çfarë përmase ishte i organizuar e organizatorë për fillimin e luftës së armatosur, për drejtimin titanik të saj, për zhvillimin me sukses të operacioneve të para të saj, për kontaktet e para me Komandantin Legjendar, Heroin e Kombit Adem Jashari, për takimet e rregullta me Komandantin syshqiponjë Heroin e Kombit Zahir Pajaziti, për rritjen dhe fuqizimin embrional të UÇK-së, e cila për çlirimin e Kosovës dhe Pavaresinë e saj nga Serbia pushtuese u bë alfa dhe omega!

Ftesa për në Tribunalin e Hagës për Ali Ahmetin, është edhe një argument me tepër, është edhe nje fije më shumë, dëshmi se sa shumë dhe e pazgjidhshme është lidhja e Tij me Kosovën pér të cilën ishte i gatshëm të shkrihej në çdo çast!

Tribunali i Hagës, do ta shkruajë me shkronja të mëdha në historine e Tij emrin e Ali Ahmetit!
Prishtinë, 23 Korrik 2020!

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 24 Korrik, 2020 11:24

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.