Ali Ahmeti gëzuar ditëlindjen e Bashkimit Demokratik për Integrim

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 5 Qershor, 2023 21:57

Ali Ahmeti gëzuar ditëlindjen e Bashkimit Demokratik për Integrim

E kemi thënë edhe herave tjera, e përsërisim edhe në përvjetorin e 21-të të lindjes, se shtrati i BDI-së, është shtrat e shtat i hekurt dhe i çeliktë!

Nga ai shtrat ku ka lindur dhe nga ajo mendje që është ushqyer, ajo është mendja më e ndritur, është mendja më e madhe dhe më përparimtare, Ai është Udhëheqësi i popullit shqiptar Ali Ahmeti!

Pra BDI është përkundur në djepin e UÇK-së dhe është rritur e ka hedhur shtat të shëndoshë e të mbrujtur mirë, nën kujdesin e vazhdueshëm të Gjeneral Ali Ahmetit, prandaj është parti e pamposhtur dhe është gjithnjë fitimtare, sepse ka dalur nga gryka e pushkës dhe nga flaka e luftës të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, e cila shpartalloi të gjitha planet dhe projektet antishqiptare në Maqedoninë e Veriut!

Udhëheqësi i popullit shqiptar Ali Ahmeti, shtrati i shtatit titanik të BDI-së, jo vetëm kaq, Ai edhe gjakun e derdhur për liri, kur është derdhur e nuk është udhëhequr e kur nuk është komanduar nga mendja dhe dora e Tij, ia bën nderimet maksimale, e nderon dhe e dergon në piedestalin e Panteonit të Kombit, dhe kjo e obligon dhe e detyron jo vetëm Atë, por sepse Ai gjak që është derdhur për liri, çlirim e bashkjetesë me dinjitet e faqe të bardhë në Maqedoninë e Veriut, është kërkesa sublime e brezave që kanë luftuar e që kanë derdhur gjak për tokë e për pushtet politik e pushtet kombëtar me dinjitet!

Ali Ahmeti me zgjuarsinë dhe shkathtësinë e Tij politike, atdhetare e patriotike, BDI-në e ka orientuar drejt kursit politiko-patriotik atdhetar të rilindasve dhe vlerave më të mëdha heroike të të parëve tanë, që luftuan e derdhen gjak për truall e mbrojtje nga invadorë të hapsirës shqiptare e nga padrejtesitë pushtuese, shkelës të të drejtave kombëtare e cenues të të drejtave njerëzore dhe me diplomaci të paparë e drejton drejt aleancës së madhe të miqësisë së përhershme me SHBA-në dhe drejt kursit euroatlantik!

Maqedonia e Veriut, pas ardhjes në pushtet të BDI-së me Ali Ahmetin kryetar, është shqiptarizuar deri në përmasa të tilla, aq sa për çdo ndryshim, vula e BDI-së duket qartë dhe do të mbetet emblema përfaqesuse e interesave përmanente dhe historiko-strategjike e të ardhmës se ndritur dhe të integruar euroantlantike, jo vetëm të shqiptarëve në këtë shtet anëtare e NATO-s!

Është i vetmi Ali Ahmeti, Ai që din se çfarë bën dhe ku duhet të shkojë, prandaj BDI mbi 21 vjet radhazi, shënon fitore të njëpasnjëshme dhe qëndron e palëkundur në fronin e fitimtarit të vazhdueshëm dhe jo sikur partitë tjera politike shqiptare e maqedone, por edhe të tjera, të tërë rajonit dhe pse jo edhe më gjërë, që shuhen e bëhen të parëndësishme!

I dashur e shumë i nderuar Ali Ahmeti, Ty dhe nëpërmjet juve, tërë antarsisë, gëzuar ditëlindjen e BDI-së!

Ismet Sylejmani,
Prishtinë, 5 Qershor 2023

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 5 Qershor, 2023 21:57

Marketing Politik - Çmimore

Presidenciale | Parlamentare