Ali Ahmeti ia kris këngës me çifteli në selinë e partisë në Reçicë!

Linda Limani
Publikuar nga Linda Limani 12 Gusht, 2022 15:34

Ali Ahmeti ia kris këngës me çifteli në selinë e partisë në Reçicë!

Një delegacion i Ansamblit Shtetëror i Këngëve dhe Valleve Popullore Shqiptare sot qëndroi në vizitë në selinë e BDI në Reçicë, ku u priti nga lideri i kësaj partie, Ali Ahmeti, njofton Flaka

“Në valle e këngë kemi ruajtur brez pas brezi të paprekshme, autentike, vlerat e kulturës sonë kombëtare. Krenar që këtë mision me përkushtim dhe në rrugë të mbarë po vazhdon ta realizojë sot Ansambli Shtetëror i Këngëve dhe Valleve Popullore Shqiptare, fryt i implementimit të Marrëveshjes së Ohrit”, tha Ahmeti.

“Për të gjitha sukseset e arritura në festivalet ndërkombëtare përfshirë këtu edhe vendin e parë të fituar në Büyükçekmece të Turqisë, përgëzova sot djemtë dhe vajzat e Ansamblit, trupën artistike të udhëhequr nga drejtori Shkodran Tolaj, duke ju uruar vazhdimësi të punës profesionale. Çdo sukses i tyre është krenaria jonë”, tha Ahmeti pas takimit.

Takimi kaloi në atmofsferë festive. Anëtarët e Ansamblit bashkë me Ahmetin ia thanë këngës. Flaka

Linda Limani
Publikuar nga Linda Limani 12 Gusht, 2022 15:34

Marketing Politik - Çmimore

Presidenciale | Parlamentare