Ali Ahmeti: Kremlinit i intereson që të nxisë e aktivizoi konflikte në rajonin tonë

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 1 Shkurt, 2023 20:33

Ali Ahmeti: Kremlinit i intereson që të nxisë e aktivizoi konflikte në rajonin tonë

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) – Ali Ahmeti në suaza të takimeve “Bashkë për Europë” me qytetarë dhe bazën partiake, në fjalën e tij para banorëve të Çellopekut të Tetovës tha se çdo parti politike e mirë-organizuar bën projekt programor se si do të drejtoi dhe përmbush platformat e veta që i bashkëbisedon dhe i harton me ekipe profesionale, që të mos dal e pa përmbushur në platformat që paraqet.

“Ne kemi dalë për frontin e përbashkët për Europë, sepse sot është momenti i duhur dhe vendimtarë, sepse ne kemi filluar skriningun i cili mbaron në nëntor dhe duhet të filloj takimi ndërqeveritar BE-RMV për të vazhduar rrugën e anëtarësimit të plotë të vendit tonë në BE, ndaj tani duhet bërë ky front që mos të lejojmë ndikimin e lindjes. Vetëm me anëtarësimin në BE ndalojmë migrimin nga vendi ynë dhe ndihmojmë që mos të na largohen gjeneratat e reja. Kemi detyrim moral e kombëtar të ndalojmë pakësimin e njerëzve, të sigurojmë ardhmëri dhe të pajtojmë njerëz. Ta lëmë të kaluarën pas krahëve dhe të shohim drejt së ardhmes që gjeneratat e ardhshme mos të merren me imtësia e pengesa, të kujtojmë gjakun e amanetin e atyre që u flijuan për këtë vend, ndaj të bashkohemi për BE”, theksoi Ahmeti, përcjell PRESSonline.mk

Ahmeti mes tjerash foli edhe për problemet e pazgjedhura rajonale të cilat mund të shkaktojnë destabilizim.

“Rajoni ka probleme të pazgjidhura qe duhet të zgjidhen, sepse ndryshe shkaktojmë jo-stabilitet, pra pa mbylljen e problemit të Kosovës nuk mund të themi se kemi Ballkan stabil, pa u mbyll kriza në Mal të Zi apo Bosnje dhe Hercegovinë. Kremlimit i intereson që të nxis e aktivizoi vullkane konflikti në rajonin tonë, prandaj duhet të punojmë për të mirën e vendit tonë, të ndërtojmë frontin pro BE. Shqiptarët me bashkëqytetarët e tyre e dërguan vendin në NATO, ndaj tanimë duhet ta dërgojmë edhe drejt BE-së, por vetëm me politika të mençura dhe unifikuese. Pavarësisht rreziqeve ne do e arrijmë qëllimin sepse ne nuk e kemi humbur kurrë rrugën drejt një destinacioni me qellim të mirë”, nënvizoi Ahmeti.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 1 Shkurt, 2023 20:33

Marketing Politik - Çmimore

Presidenciale | Parlamentare