Ali Ahmeti: Lajme të mira nga djepi i demokracisë, u arrit marrëveshja historike mes Kosovës dhe Sërbisë!

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka 4 Shtator, 2020 22:17

Ali Ahmeti: Lajme të mira nga djepi i demokracisë, u arrit marrëveshja historike mes Kosovës dhe Sërbisë!

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti përmes një statusi në Facebook, ka uruar arritjen e marrëveshjes Kosovë-Serbi të nënshkruar sot në Uashington në prezencë edhe të presidentit të SHBA-ve, Donald Trump.

“Lajme të mira nga djepi i demokracisë, nga vendi që bën ndryshim, nga vendi që promovom paqë, siguri dhe stabilitet, nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës 🇺🇸 U arrit Marrëveshja historike në mes dy shteteve sovrane, Kosovës dhe Sërbisë, dhe kjo është një hap kolosal drejt Marrëveshjes finale dypalëshe dhe Ballkanit në paqe e prosperitet ekonomik. Miqësia shqiptaro-amerikane dhe bashkëpunimi ynë strategjik janë sa shekullore aq edhe të përjetshme!”, shkruan lideri i BDI-së, Ali Ahmeti. FLAKA

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka 4 Shtator, 2020 22:17