Ali Ahmeti: T`i mbyllim çështjet që na ngulfasin me shekuj

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 30 Qershor, 2022 23:44

Ali Ahmeti: T`i mbyllim çështjet që na ngulfasin me shekuj

Kryetari I BDI-së Ali Ahmeti ishte deputeti I fundit që mori fjalën në seancën ku diskutohet për interpelancën ndaj Kryeparlamentarit Talat Xhaferi, njofton KlanM.

Ai tha se me shumë vëmendje ka ndjekur seancën e parlamentit ku debatohej për Talat Xhaferin. Me shqetësime,sic tha, i ndjek nga mediat deklaratat e fundit të politikanëve, vecanërisht duke I potencuar ato kundër Ministrit të Jashtëm Bujar Osmani që ia kanë ndryshuar emrin në “bullgar”.

“Këto janë kohëra kur vendoset për paqën, stabilitetin dhe marrëdhëniet e mira për fqinjët. Edi Rama sot na quajti “vëllezer maqedonas e shqiptar’ që do të thotë se janë mesazhe paqeje. Është e vertëtë se ka korrupsion, ka krim, por ta luftojmë së bashku. Sot në kohë lufte ne jemi në rrugën e drejtë, por duhet të luftojmë më shumë për vendin tonë, por mos ta shndërrojmë Kuvendin për tI qëruar hesapet mes veti. TI mbyllim cështjet që na ngulfasin ndër shekuj. Të koordinohemi së bashku për cështjet që janë positive për vendin dhe për qytetarët” – tha në Kuvend, lideri I BDI-së, Ali Ahmeti.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 30 Qershor, 2022 23:44

Marketing Politik - Çmimore

Presidenciale | Parlamentare